LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Projektligji për Dhomën e Posaçme të AKP-së pritet t’i zgjidh mbi 20 mijë lëndë të privatizimit

Tahiri: Projektligji për Dhomën e Posaçme të AKP-së pritet t’i zgjidh mbi 20 mijë lëndë të privatizimit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka përshëndetur votimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, thotë se funksionimi i Dhomës së Posaçme do të ndikojë në zgjidhjen e mbi 20 mijë lëndëve të procesit të privatizimit.

“Kuvendi i Kosovës sot i dha mbështetjen Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, duke përmbyllur kështu procesin e përfundimit të Mandatit të EULEX-it dhe duke mundësuar funksionimin e Dhomës së Posaçme në zgjidhjen e mbi 20 mijë lëndëve të procesit të privatizimit. Ndryshimet e propozuara nga Ministria që unë drejtoj, do të mundësojnë efikasitet më të madh në trajtimin e këtyre lëndëve e rrjedhimisht edhe realizimin e pritjeve të qytetarëve që kanë pretendime legjitime nga procesi i privatizimit. Me këto ndryshime dhe mbështetjen buxhetore të cilën ia kemi siguruar KGJK-së, nuk ka pengesa që shpërndarjet e 20%-shit dhe pagat e papaguara për punëtorët dhe kreditorët tjerë të ndërmarrjeve shoqërore të realizohen sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/