LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri flet për premtimin e Haradinajt për vizat (Video)

Besnik Tahiri flet për premtimin e Haradinajt për vizat (Video)

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka thënë se deklarata e kryeministrit Haradinaj për liberalizimin e vizave qëndron, dhe ajo ka ardhur si reflektim nga takimet e fundit.

Tahiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se zotimi i Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë në zyrën e tij për liberalizimin e vizave, është shumë serioz.

“Për këtë çështje ne sot në Qeveri kemi marrë një vendim duke krijuar një Komision Qeveritar që do të merret vetëm me këtë temën bilaterale [me Gjermaninë], dhe presim reflektim pasi ne jo vetëm që kemi përmbushur kriteret por ndoshta jemi shumë më mirë se shtetet që sot kanë viza”.


Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se Haradinaj nuk është ngutur që ka dhënë deklaratën sot për liberalizimin e vizave.

“Për të qenë korrekt edhe me partitë opozitare, ndoshta edhe ish-kryeministrit Mustafa i është premtuar liberalizimi i vizave. Edhe zotit Qollaku kur ka qenë ministër ndoshta i është premtuar liberalizimi i vizave, sepse askush nuk del të bëj shaka me këtë çështje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tahiri thotë se Kryeministri në deklaratën e sotme për vizat ka reflektuar pas vizitave të fundit.

“Kryeministri nuk dha datë për vizat. Por, kur flet Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, mendoj që kanë folur të gjithë ministrat e brendshëm, jo vetëm pse ky është më i madhi por për shkak se Gjermania në fund të fundit është më e afektuara nga këto procese”.

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se liberalizimi po i pengon njerëzit që duan të udhëtojnë për turizëm pasi sipas tij njerëzit po gjejnë mënyrat për të dalë jashtë vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori