Në nisje të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri shkurt tha se nuk ka ndërruar asgjë që më pas të ndryshoj edhe qëndrimi i kësaj partie.

“Nuk ka ndërruar asgjë, që me ndërruar qëndrimi jonë tash po vazhdojmë në seancë“, tha ai.


Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka mbështetur kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit e cila është Albulena Haxhiu.

Nga kjo parti kanë deklaruar se janë të gatshëm për shqyrtim të kandidaturave të tjera.

Në ora 10:00 pritet të vazhdoj seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhen edhe kryetari i Kuvendit bashkë me nënkryetarit.

Ky është tentimi i gjashtë për konstituim të Kuvendit dhe i katërt për kryetar të Kuvendit.