LAJMI I FUNDIT:

​Tahiri, Muratit: Je ministër i dështuar, po fundos Qeverinë Kurti

​Tahiri, Muratit: Je ministër i dështuar, po fundos Qeverinë Kurti

Realizimi i projekteve kapitale nëpër komuna ka shkaktuar përplasje dhe debate mes shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së dhe ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

Deputeti Tahiri në seancën e sotme parlamentare tha se Qeveria ka bllokuar investimet kapitale nëpër komuna, madje ministrin e Murati e quajti të dështuar.

“Je ministri më i dështuar dhe qeverinë Kurti, je duke e fundosur dalëngadalë. Ku është rruga Qerim – Radoniq (Gjakovë)? Asnjë cent nuk e ka alokuar. Ku është rruga Prishtinë-Podujevë, e keni bllokuar. Keni dalë në fushatë zgjedhore jeni bërë ‘gaz’. Tri herë është dalë zëvendësministri ka thënë kjo kryhet në dhjetor. Në vend se të diskutoni me argumente, ju theksoni se ne kemi lista të dëshirash. Unë s’kam listë dëshirash, s’kam nevojë kurrë për ty”, theksoi Murati.


Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri Murati i cili tha se janë të pavërteta ato që u ngritën nga deputeti Tahiri.

Murati tha se për projektet kapitale nëpër komuna nuk ka bllokadë.

“Çka desha të sqaroj dhe argumentoj është se nuk ka bllokadë nga pushteti qendror ndaj pushtetit lokal. Përkundrazi ne kërkojmë nga ta që t’i kryejnë projektet sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që ekzekutimi të bëhet sipas afateve të parapara. Sa i përket mbështetjeve shtesë me lista të projekteve e kuptoj që një praktikë e tillë mund të ketë funksionuar në të kaluarën kur ka pasi disa koalicione në qeveri dhe pastaj kryetarët e komunave që e kanë pasur ministrin e të njëjtës parti kanë shkuar me listë dhe janë miratuar projektet, kjo nuk ndodhë, të gjithë trajtohet barabartë”, tha Murati.

Fillimisht shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Tahiri, ka ngritur një shqetësim që sipas tij po e kanë komunat e Kosovës.

Në seancën plenare Tahiri tha se investimet kapitale janë bllokuar. Ai kërkoi që menjëherë Qeveria të adresojë kërkesat e komunave në procesin e rishikimit të buxhetit.

“Sot po e ngriti një shqetësim i cili vjen nga komunat e Kosovës, pasi që projektet-investimet kapitale dhe raportet në mes qeverisë dhe komunave nuk kanë qenë asnjëherë më të dobësuara në raport me projektet kapitale. E para, qeveria duhet urgjentisht që në procesin e rishikimit buxhetor të adresojë kërkesat reale të komunave të Kosovës. Ajo që dihet deri tash, investimet kapitale në komuna janë të bllokuara. Procesi i buxhetimit për 2023 duhet të jetë shumë më transparent dhe nuk duhet të ketë qasje politike”, tha Tahiri.

Sipas tij, asnjë projekt i dorëzuar nëpër ministri nga komunat, nuk ka marrë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori