Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri me të marrë detyrën e ministrit ka iniciuar plotësim ndryshimin e legjislacionit që ndërlidhet me fushën e konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe se këto ndryshime do t’ia drejtojë kabinetit qeveritar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri Tahiri në hapjen e punëtorisë dy ditore që po mbahet në Prishtinë, në lidhje me menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
“Ju jeni të informuar që unë në fillim të punës time kam filluar plotësim ndryshimin e legjislacionit që ndërlidhet me fushën e konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe në një të ardhme të afërt do t’ia drejtojë Qeverisë së Republikës së Kosovës këto ndryshime dhe pastaj jam shumë i bindur që do ta gjej përkrahjen edhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’i miratojë këto ndryshime. Pra, sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë do të jetë fusha, do të jetë prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në këtë fushë do të kemi angazhim maksimal”, tha Tahiri.
Sipas tij, konkluzionet që do të dalin nga kjo punëtori do t’i integrojë në planin e tij të punës në cilësinë e ministrit të Drejtësisë.
Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka objektiv dhe prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërkohë që potencoi faktin se bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar është shumë i rëndësishëm.
“Ju jeni të informuar se pak ditë më parë është konsoliduar Qeveria e re Republikës së Kosovës dhe kjo Qeveri objektiv dhe prioritet të saj ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme, pra Ballkani Perëndimor duhet edhe më tutje ta rris bashkëpunimin në luftën kundër kësaj dukurie negative. Pra, si Ballkan Perëndimor ne duhet të shndërrohemi në një aset të Bashkimit Evropian, duhet të fillojmë të mendojmë që të eksportojmë siguri dhe të mos jemi vend i trafiqeve ilegale”, tha ai.
Në këtë punëtori e cila mbahet dy ditë pjesëmarrës janë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja, Mali i Zi dhe Kroacia.
Punëtoria dyditore e është organizuar nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?