Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK), Tahir Tahiri për mos shpërndarjen e mjeteve të subvencioneve ia ka huqur me të madhe ai ka paditur Ministrinë e Bujqësisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, e jo në Gjykatë. Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë kanë thënë se subvencionet nuk kanë mundur të ndahen pa kaluar rishikimi i buxhetit në Kuvend.
Ai ka thënë se e kanë marrë këtë hap pas ankesave të bujqve. “Kryesia e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovë, në bazë të ankesave të shumta nga bujqit, ka vendosur që përmes Agjensionit Kundër Korrupsion (AKK) të ngritë padi kundër Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR). Gjithashtu padi edhe kundër Ministrit Blerand Stavileci, Drejtorit të Agjensionit për Zhvillim të Bujqësisë, Elhami Hajdari, dhe shefit të departamentit të pagesave pranë AZHB-së, Nehat Veliu, për veprën penale për keqpërdorim të parave të dedikuara për pagesën e granteve dhe subvencioneve për bujqit përfitues të Kosovës”, tha Tahiri i cili ka qen kandidat për Deputet në Zgjedhjet e fundit në listën e Vetëvendosjes.
Për grante dhe subvencione kanë qenë të planifikuara dhe të ndara 22 milionë euro, dhe nga ky buxhet sipas tij, janë paguar vreshtarët e Rahovecit, Therandës dhe Gjakovës me 50% të subvencioneve për vreshtarë, pra rreth 1 milion euro. ”Më të dëmtuarit në shpërndarje janë përfituesit e subvencioneve për mbjelljen e grurit në vitin 2013, grurë ky i korrur në korrik të këtij viti, të cilët është dashur t’i marrin paratë brenda periudhës vegjetative të kësaj kulture, më së voni në fillim të marsit 2014. Kjo për shkak se ato mjete financiare do duhej të shfrytëzoheshin për masa agroteknike që do të rrisin rendimentin e kulturës në fjalë”, tha Tahiri duke theksuar se kanë kërkuar nga AKK-ja që të fillojnë menjëherë hetimet.
Pas këtyre akuzave kanë reaguar zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, duke e quajtur Tahir Tahirin si një njeri që është bërë vegël e partive politike. “Tahir Tahiri është një parashutist politik, që nuk e përfaqëson askënd, porpos do interesa të një klani të ngushtë profiterësh dhe mashtruesish, që përfitojnë duke u bërë vegël e partive politike. Ai nuk është as bujk dhe nuk e mbjellë as bahçen e vet, por fatkeqësisht vetëm llomotit në emër të bujqve. Atë dhe klanin e tij nuk e njohin si përfaqësues as shumica e atyre që janë pjesë e asaj të ashtuquajture sindikatë, e cila është vetëm një OJQ me emër të madh, por me qëllime të korruptuara, që drejtohet nga një palaço politike, i cili së fundmi ka përfunduar në listën e Vetëvendosjes për deputetë”, ka thënë Adil Behramaj, Këshilltar politik dhe zëdhënës i Ministrisë së Bujqësisë.
“Me këtë spektaklin e sotëm medial rreth padisë në Agjencionin Kundër Korrupsion, ai ka treguar vetëm injorancën dhe paditurinë e vet, sepse agjencioni nuk është gjykatë për të deponuar padi, por një institucion ku mund të deponojë secili informacione në mënyrë konfidenciale për t’i hetuar”, tha ai.
Behramaj ka treguar se bujku që është përdorur prej tij, Nexhmi Hyseni, nga fshati Batllavë i Podujevës është pjesë e fermerëve të sanksionuar për shkak të përpjekjeve të tyre për të mashtruar.
“Ky bujk është paditur më 08 prill 2014 nga Ministria e Bujqësisë për moskthimin e mjeteve financiare në vlerë prej 10,270 eurove, të cilat pretendojmë se i ka përfituar kundërligjshëm për shkak të fryrjes së faturave, që i ka dorëzuar në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë. Lënda e tij tashmë është në proces gjyqësor. Gjithashtu, edhe ndarja e shumicës së subvencioneve e kemi sqaruar që nuk ka mundur të bëhet pa kaluar rishikimi i buxhetit në Kuvend, sepse intenziteti i përkrahjes është rritur duke iu referuar planifikimeve që Ministrisë së Bujqësisë t’i ndahen mjete shtesë me rishikimin e buxhetit, por ky rishikim, pikërisht për shkak të bllokadës së subjekteve politike opozitare, nuk ka mundur të bëhet në Kuvend, sepse nuk është konstituar Kuvendi”, tha Adil Behramaj, Këshilltar politik dhe zëdhënës i MBPZHR-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!