LAJMI I FUNDIT:

Tahir Lushtaku i kënaqur me fitoren ndaj Llapit, ndeshjen ndaj Malishevës e konsideron vendimtare

Tahir Lushtaku i kënaqur me fitoren ndaj Llapit, ndeshjen ndaj Malishevës e konsideron vendimtare

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku,  është shprehur i kënaqur me fitoren që skuadra e tij e arriti ndaj Llapit.

Në duelin e luajtur në Skenderaj, Drenica triumfoi me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Besfort Dervishaj në fund të takimit.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë duke pasur parasysh se kishim përballë një kundërshtar të fortë me lojtarë cilësor në çdo aspekt. Ne ishim përgatitur të tregoheshim të kujdesshëm dhe kjo u vërejt në pjesën e parë ku gjatë tërë kohës ishim të tërhequr dhe prisnim një gabim të Llapit për ta dënuar”.


“Në pjesën e dytë e kërkuam golin me çdo kusht dhe arritëm të shënojmë dhe të marrim tri pikë shumë të rëndësishme. Edhe pse me vështirësi ne e fituam ndeshjen pasi ky ishte edhe synimi ynë kryesor”.

“Do të mundohemi të punojmë dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen me Malishevën që është shumë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për ata. Po ashtu, kam besim të plotë në ekipin tim dhe do t’ia dalim të ikim nga zona e barazhit”, ka thënë Lushtaku pas ndeshjes.

Drenica dhe Malisheva mbeten në pozitat shtatë dhe tetë me nga 43 pikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori