Poezi nga: Nizar Qabbani
Përktheu: Elmaz Fida
Ky nuk është atdheu im i madh,
jo.
Nuk është ky atdhe në formë katrori, si kuti shahu,
i ulur si milingonë në fund të hartës.
Ai që mësuesi i historisë na pati thënë kur ishim të rinj
se është shtëpia jonë e madhe.
Jo,
nuk është ky atdhe i përbërë nga njëzet kantone,
nga njëzet dyqane,
nga njëzet banka,
berberë,
policë,
bateristë dhe valltarë.
Nuk është atdheu im i madh,
jo.
Nuk është ky atdhe sadist dhe fashist,
lypës dhe barkderr,
artist dhe analfabet,
revolucionar dhe reaksionar,
mistik dhe seksual,
demon dhe profet,
jurist, i zgjuar dhe klerik.
Ai që dikur për ne
ishte kopshti i ëndrrave,
jo.
Nuk është ky trup i kryqëzuar
mbi murin e hidhërimeve si Krishti,
jo.
Nuk është ky atdhe i shndërruar në buburrec,
në një varr,
jo.
Nuk është ky vendi im i madh,
jo.
Nuk është ky idiot paraplegjik plot arna,
ky dembel dhe i humbur,
ky që merret veç me gramatikë e morfologji,
lexon filxhanin dhe horoskopin,
jo.
Ky nuk është atdheu im i madh,
jo.
Nuk është ky atdheu im me flamur të thyer,
i mbytur në batak fjalësh,
këmbëzbathur mbi sipërfaqe squfuri dhe kallaji,
jo.
Nuk është ky burrë i shtrirë në ambulancë,
që ruhet në morg,
pa ndërgjegje dhe pandjenja,
jo.
Nuk është ky atdheu im i madh,
jo.
Nuk është ky burrë i shtypur,
i thyer,
në panik si një mi,
në kërkim të një tekeje raki, në kërkim të fatit të tij,
jo.
Nuk është ky atdheu im i madh.
Oh, vendi im!
O i humbur në kohë dhe hapësirë,
në kërkim të një strehe,
të një tavani dhe shtrati
U rritëm dhe kuptuam lojën e manipulimit,
që tokën për të cilën dha jetën Saladini,
i urituri e ha lehtësisht,
si një kuti sardeleje,
që atdheu për të cilin kënduan himnin në Hittin
gëlltitet lehtësisht nga njerëzit
si një tabletë aspirinë.
Bien gra ne vend te bores
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

SAHARAJA

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Gjashtëmbëdhjetë shkrimtarët që bënë vetëvrasje

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri