Një studim i botuar kohë më parë në revistën shkencore “Nature”, nxjerr në pah se ata që jetojnë në vende të qeverisura prej një klase politike të korruptuar, e kanë më pak problem që të jenë edhe vetë të pandershëm. Studimi nuk është bërë enkas për shqiptarët, por shqiptarët mund t’i japin vulë saktësisë së tij.
Shqiptarin sot e sheh duke u krenuar që e ka mik një hajn. E dëgjon teksa mburret që takohet me një kriminel. Nuk e ndal lavdin për një zhvatës. Është në gjendje t’ia nxjerr sytë atij që i demaskon e i gjykon të këqijtë. Më pas, i mbuluar me petkun e patriotizmit, kthehet e hedh vrer mbi gjithë dynjanë, thuajse të tjerët i kanë faj që jeton në një vend ku korrupsioni është bërë kulturë jetese.
Thomas Paine, njëri nga etërit e Amerikës, thoshte se detyra e një patrioti të vërtetë është ta mbrojë vendin nga qeveria e tij. Nëse pajtohemi me këtë thënie, atëherë brenda kontekstit të saj mund ta shtrojmë pyetjen: Sa jemi ne patriotë? Po bëhen gati dy muaj që fjalën “zëvendësministër” e dëgjon kudo. Njerëzia tallet me të emëruarit. Ua numëron votat e pakta që kanë marrë nëpër komuna dhe mungesën e përvojës së punës – në institucione – në të kaluarën. I bëjnë “teneqe”, thuajse ata janë fajtorë që janë bërë gjashtëdhjetë e sa. Krijohet përshtypja se ata janë vetemëruar dhe kanë mësyrë dhunshëm ministritë. E, në të vërtetë, ata janë vetëm aparatçikë që veten e tyre e kanë vënë në funksion të liderëve të partive që udhëheqin shtetin.
Kryeministri mund t’i emërojë jo gjashtëdhjetë, po gjashtëqind zëvendësministra. Mirëpo, patriotët e vërtetë, së paku do të përpiqeshin ta pengonin. Do t’i thoshin: “Jo, me taksat tona! Nuk kemi para për rehabilitim të militantëve. Na duhet administratë e fortë e shtetit, e jo politizim i institucioneve. Nuk duam që taksat tona të përfundojnë në xhepat e atyre që rrogën e parë e marrin si zëvendësministër, ministër apo këshilltar politik”.
Patriotët që përshkruhen nga Thomas Paine, nuk do të pranonin që të paguanin tagër për dikë që nuk i kryen obligimet e veta si qytetar, siç i paguajnë shqiptarët me vite faturat për energjinë që shfrytëzohet nga serbët e veriut. Ata nuk do të pranonin as që të taksat e tyre të përfundojnë në duart e “patriotëve” me biografi të falsifikuar. Cili patriot do t’i shiste germat më të çmuara të historisë së vet, siç i shitën komandantët e luftës tri germat emblematike – “UÇK”. Shqiptarët e bënë këtë. E bënë, sepse siç thotë Edison Ypi, jemi kthyer në “bastardë të gënjeshtrës”. Gënjejmë pa na u dridh qerpiku. E pse të mos gënjejmë edhe që kemi luftuar.
Patriotë në kohë paqeje janë ata që punojnë me ndershmëri, që shtetin nuk e shohin si pre për zhvatje, e që pushtetin s’e lejojnë të abuzojë me kontributet e tyre. Ata e duan shtetin jo siç e ka bërë politika në vendin tonë, ku më nuk dihet se kush është i drejti e kush mëkatari; kush është heroi e kush tradhtari; kush është matrapazi e kush intelektuali; e kush është i vërteti e kush falsi!
Umberto Eco, sikur të ishte në mesin tonë, me siguri që do t’i çonte duart përpjetë dhe do të thoshte: “S’kam ç’të bëj; s’mund ta ndryshoj gjendjen; le ta kryejë secilin detyrën e vet, e unë po vazhdoj me mënyrën time të të protestuarit – po shkruaj artikuj”. Por, DavidRandall do ta inkurajonte që të vazhdonte të shkruante derisa të shihte se njerëzit kanë filluar të veprojnë dhe gjërat kanë nisur të lëvizin për së mbari. Kjo është demokracia efektive, kur gjithkush mund të bëhet kontribuues i krijimit të një klime të përshtatshme për jetesë. Duhet vetëm kurajë për ta ngrehur zërin në denoncim të së keqes.
Zhvatësit e profiterët, ata që abuzojnë me pushtetin, i kanë instrumentet për izolim, damkosje e për përqeshje të gjithsecilit që reagon. Ama, epoka e tyre përfundon atëherë kur rritet masa e atyre që kërkojnë llogari.
Qytetari një ditë nuk do ta bëjë më gabimin ta gjykojë politikanin nga sfondi patriotik i një etape të përfunduar, por nga rezultatet që ai jep në qeverisje. Keqqeverisjes të sojit unik shqiptar doemos i vjen fundi. Si shumë pushteteve tjera që shkelën e s’e bën hesap njeriun!
Rikardi i III-të jepte Mbretërinë për një kalë. Por, Rikardi mbetet njollë e zezë e historisë angleze, si personi që bëri çdo të ligë për të sunduar. Ndaj, elita e sotme politike do të bënte mirë të kuptonte, sa më shpejtë, se më mirë do ta ketë të mos qeverisë fare sesa të qeverisë në mënyrë të gabuar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025