A do ta fitojë Mariza Ikonomi Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH? (Foto/Video)

Sonte (e shtunë) do të zhvillohet nata finale e edicionit të 56-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Plot 14 është numri i artistëve që do të ngjiten në natën finale të festivalit, në Pallatin e Kongreseve, për të kënduar live këngët e tyre pjesëmarrëse, shkruan Telegrafi.
Ata do të shoqërohen nga orkestra e RTSH-së, ndërsa mediat dhe kritikët muzikore kanë filluar të aludojnë mbi emrin, i cili mund të shapllet fituesë.
Nga performancat e shfaqura në dy netët gjysmëfinale, rezulton se ndër artistët më të duartokitur janë Eugent Bushpepa dhe Mariza Ikonomi.
Kjo e fundit, duket të jetë pretendentja kryesore për çmimin e parë, me këngën e saj "Unë", e cila është kompozuar nga vet këngëtarja, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Florian Zyka.
Ajo pati një paraqitje të bukur dhe të denjë para publikut shqiptar, ndërsa iu rikthye këtij festivali pas gjashtë vitesh mungesë.
Gjithsej, Mariza numëron 13 pjesëmarrje në festivalin e RTSH-së, dhe mbase është koha që pas gjithë këtyre paraqitje, të shpallet fituese, duke siguruar biletën për në "Eurovision".
Ajo është shquar gjithmonë si njëra ndër këngëtaret më të mira shqiptare, e cila është profesioniste, teksa njeh mirë edhe kulturën dhe trendet botërore, kjo pasi një kohë të gjatë, ajo ka jetuar në Paris të Francës.
Kënga është e bukur dhe e përshtatshme për "Eurovision", ndaj mbetet të shihet nëse do të jetë "Uni" i Marizës, fitues i edicionit të 56-të të Festivalit të Këngës në RTSH? /Telegrafi/




























































