LAJMI I FUNDIT:

Szoboszlai: Haaland dhe Gulacsi më ndihmuan në transferimin te Liverpooli

Szoboszlai: Haaland dhe Gulacsi më ndihmuan në transferimin te Liverpooli

Nënshkrimi i ri i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai e ka pranuar se ka folur me ish-bashkëlojtarin e tij te RB Salzburg, Erling Haaland për jetën në Angli dhe ky i fundit së bashku me Peter Gulasci si duket e kanë ndihmuar të vendos për t’u transferuar në Anfielf.

Haaland u largua nga RB Salzburg për të Borussia Dortmund, ndërsa verën e fundit kaloi te Manchester City, duke i ndihmuar ata të fitojnë tre trofetë në sezonin 2022/23.

“Ne kemi biseduar aq shumë saqë Erling Haaland ka këshilluar edhe për gjetjen e shtëpisë, dhe fare mirë mund të bëhemi fqinjë”, ka thënë fillimisht Szoboszlai për Nemzeti Sport.


Szoboszlai deklarohet për herë të parë si lojtar i Liverpoolit
Lexo po ashtu Szoboszlai deklarohet për herë të parë si lojtar i Liverpoolit

“Mësova prej tij se disa lojtarë jetojnë në gjysmë të rrugës mes Mançesterit dhe Liverpoolit në një zonë të qetë ku mund të ruhet privatësia dhe do të shoh se për çfarë po fliste, jam shumë kurioz”.

“Dhe sigurisht, duke lënë mënjanë miqësinë tonë, gjatë ndeshjeve Liverpool-Manchester City, me siguri do të jetë një përvojë fantastike të luajmë kundër njëri-tjetrit”.

Szoboszlai gjithashtu foli me portierin e RB Leipzig, Peter Gulacsi, i cili është një ish-lojtar i Liverpoolit.

“Kam folur me të më parë dhe ai e di se si është marrëdhënia jonë. Ai ishte atje në Leipzig kur arrita, u bëra lojtar i klubit dhe mund të llogarisja në mbështetjen e tij që në momentin e parë”.

“Ai ishte një bashkëlojtar shumë i mirë i imi dhe shpresoj që ai e kapërceu dëmtimin e tij dhe do të ketë një tjetër ndeshje të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe RB Leipzig ku ai mund të përpiqet të më shpëtojë nga gjuajtja e lirë!”, përfundoi hungarezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori