I akuzuari Avni Llumnica është dënuar me 4 vite e gjashtë muaj burgim, kurse Sadri Ramabaja është liruar nga akuza. Në këtë rast, Llumnica akuzohet për tentim vrasje të Azem Vllasit, ndërsa Ramabaja akuzohet se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin me numër PS.nr.57/2021 në çështjen penale kundër të akuzuarve A.LL i akuzuar se në bashkëkryrje ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë, nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i akuzuari S.R për veprën penale Vrasje e rëndë në ndihmë, e mbetur në tentativë nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 lidhur me nenin 28 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari A.LL është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 vite (katër) e 6 (gjashtë) muaj, dënimi i shqiptuar me burg do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në afatin e paraparë ligjor dhe se në dënimin e shqiptuar me burg të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim nga data 13.03.2017 deri me datë 20.04.2021, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit me burg do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në njoftim.
Gjykata konform nenit 364 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës merr Aktgjykim lirues, me të cilin i akuzuari S.R lirohet nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.
Pala e dëmtuar A.V, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova