Një grua kineze pësoi një aksident të rëndë gjatë një kirurgjie kozmetike për qepallat e dyfishta.

Gjatë operacionit, syri i saj i majtë u qep gabimisht në qoshen e syrit, duke kufizuar lëvizjen dhe shikimin.


Kirurgu fillimisht e siguroi se gjithçka ishte në rregull, por operacioni korrigjues dështoi.

Zhang tani ka probleme me shikimin dhe shëndetin mendor, duke u përballur edhe me depresion.

Ajo pagoi rreth 30,000 yuan, por mori vetëm pjesërisht kompensim.

Rasti paralajmëron për rreziqet serioze të kirurgjisë kozmetike të dështon. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be