Shqipëria ka marrë fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Moldavisë falë golave nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami.
Trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho pas ndeshjes ka folur për mikrofonat e Super Sport, duke thënë se ishte një debutim i mirë para publikut vendas.
Sylvinho u shpreh se është i kënaqur me atë që kanë dhënë futbollistët në fushë, edhe pse i kishte paralajmëruar para ndeshjes se do të ishte një përballje e vështirë.
Një fitore shumë të rëndësishme për objektivat. A kishit frikë, duke qenë se ishte ndeshja e parë para publikut kuqezi? A ishte ky një debutim perfekt?
“Ishte një debutim shumë i mirë, pasi ishte shumë e rëndësishme të fitonim në shtëpi. Isha në ankth, pasi pesë orë para ndeshjes më thanë se stadiumi do të ishte i mbushur plot. Jam shumë i kënaqur nga skuadra, pasi bëri shumë mirë. I kisha paralajmëruar që do të ishte ndeshje e vështirë, por ata bënë shumë mirë në fushë”.
Shumë prej lojtarëve flasin me superlativa për punën tuaj. Çfarë ju keni bërë lojtarëve që kanë kaq konsideratë dhe ndryshuan nën drejtimin tuaj?
“Kjo është një pikënisje dhe është e rëndësishme që t’u japim lojtarëve të kuptojnë se mund të arrijmë një objektiv të madh,. Ne jemi një dhe kemi një mundësi të vetme për të arritur objektivin, që është puna në fushë dhe rezultatet”.
A do të konfirmohet i njëjti formacion për ndeshjen e radhës ndaj Ishujve Faroe?
Duhet të kuptojmë nesër se si është gjendja e lojtarëve, pasi sot ishte një ndeshje shumë impenjative. Nuk e di. Duhet të shohim shumë aspekte dhe do të vendosim. Kemi pasur një ndryshim në skemë sot, pasi luajtëm 4-2-3-1.
Si ishte pjesa tjetër e Asanit, përveç golit të shënuar?
Jo vetëm sot, pro edhe kundër Polonisë ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Sot nuk ishte shumë e mirë pjesa e tij e parë, pasi mbrojtësit e krahut ishin shumë pranë tij. Ia njihnin cilësitë dhe e kanë markuar një kundër një, duke e vënë në vështirësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi