Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, analizoi suksesin në fitoren prej 3-1 në udhëtim te Ishujt Faroe në emisionin “Kuq e Zi” në SuperSport 2. Strategu brazilian preku shumë tema gjatë fjalës së tij.
“Është e vështirë të luash këtu. Topi i gjatë të vendos në vështirësi. Ata kanë lojtarë të gjatë. Me një top të gjatë të hapen probleme dhe krijohen situata të paparashikueshme.
A duhet të jenë disa lojtarë më altruistë? “Jo, le të shohim anët pozitive. Fituam 1-3 një ndeshje të komplikuar. Në vitin 2021 kishte ndodhur për herë të fundit që Shqipëria kishte marrë 2-3 fitore radhazi”.
“Djemtë bënë shumë mirë, treguan shpirt të lartë gare, treguan unitet. Të gjithë lojtarët kanë bërë punë shumë të mirë këto ditë”.
Situata në grupin E? “Njësoj janë shanset. E rëndësishme ishte të fitonim dy ndeshjet tona. Ka ndodhur përpara dy vitesh, gjatë pandemisë, që Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi”.
“E kam thënë që në fillim që grupi është i vështirë dhe i ekuilibruar. Por asgjë nuk ndryshon. Jemi të kënaqur për dy fitoret dhe jemi plotësisht në garë për kualifikimin”.
I Asllanit apo i Muçit gol më i bukur? “Të dy ishin gola shumë të bukur. Trajneri punon, stafi teknik punon, por kemi lojtarë të fortë. Ata janë protagonistët kryesorë. Goli i Aslllanit ishte i vështirë për t’u realizuar. Teknikisht më i bukur. Muçi, Sadiku, Uzuni, Keidi Bare. Të gjithë që erdhën nga stoli dhanë një kontribut të madh në këtë sukses”.
Ndryshimi Asllani-Bare? “Kishim 2-3 dilema përpara ndeshjes. Nuk është e lehtë të luash çdo 3 ditë. Aq më tepër në një transfertë të largët dhe të lodhshme”.
“Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë, por edhe Seferi bëri një ndeshje goxha të mirë. Besoj se kemi bërë zgjedhjet e duhura, e ndihmuam skuadrën nga brenda dhe jashtë fushës. Jemi të gjithë të rëndësishëm”.
Pushimet në Shqipëri? “Do të rikthehem në Tiranë, kemi edhe disa ditë punë. Për të analizuar këto dy ndeshje. Pasi të kem mbaruar në Tiranë për 3-4 ditë, do të rikthehem në Porto te familja ime. Do të bëjmë një ose dy javë pushime në Barcelonë”, përfundoi trajneri brazilian i Shqipërisë”. /SS/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Gjigantët evropianë kthejnë shikimin nga sensacioni i Monacos

Real Madridi dhe Atletico startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës