Sydney Sweeney flet për xhirimin e skenave mbi 18 vjeç: Më rrisin vetëbesimin

Sydney Sweeney u bë e famshme duke luajtur rolin e Cassie Howard në serialin “Euphoria”, përkrah Zendaya-s, Jacob Elordi-t dhe Alexa Demia-s.
Në këtë rol, asaj iu desh të filmonte shumë skena nudo, kështu që ishte e domosdoshme që të mos kishte problem të filmonte me shumë pak ose aspak rroba.
Përveç rolit të Cassie-s që i solli asaj shumë angazhime të tjera - në filmat “Anything But You” dhe “Immaculate” e serialin “White Lotus” - aktorja tani ka zbuluar se ky rol e ndihmoi edhe të zhvillonte vetëbesimin.

Në një intervistë me revistën W, ajo u pyet nëse ishte e vështirë të aktronte pa rroba.
Përgjigja e saj, e cila mund të jetë surprizë për disa, ishte jo.
"Mendoj se fitova shumë vetëbesim dhe vetëdije duke luajtur Cassie-n”, shpjegoi ajo. "Mendoj se trupi femëror është një gjë shumë e fuqishme”.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e filmit “The Handmaid’s Tale” flet hapur për xhirimin e skenave nudo. Ajo më parë i tha The Hollywood Reporter se dëshira e saj e vetme është të ndryshojë perceptimin e publikut për aktorët që filmojnë skena të tilla.
"Nuk kam problem me ato skena dhe nuk do të ndalem së xhiruari, por do të doja të kishte një mënyrë më të lehtë për të zhvilluar një bisedë të hapur rreth asaj që supozojmë për aktorët në industri", tha ajo në atë kohë.
Duke shpjeguar se shikuesit ndonjëherë harrojnë të bëjnë dallimin midis saj si person dhe personazheve të saj. /Telegrafi/



























































