LAJMI I FUNDIT:

Sy kafe dhe flokë gështenjë? Ndiqni shembullin e Penelope Cruz

Sy kafe dhe flokë gështenjë? Ndiqni shembullin e Penelope Cruz

Për gratë mesdhetare një fytyrë si e puthur nga dielli, sytë në plan të parë dhe buzë nude janë perfekte për grim.

Një hile perfekte për të ndriçuar fytyrën dhe për të intensifikuar shikimin e syve të errët të tipareve mesdhetare si ato të Penelope Cruz.

Aktorja spanjolle përdor një hile me një truk me dritëhije, me nuanca kafe, nga ajo nude deri te kafja e errët, me një konturim të lehtë që të jep pamjen si e puthur nga dielli.

Është pak e ndërlikuar sepse sytë dhe flokët me të njëjtën ngjyrë mund të mos ju japin mundësinë të duken të veçanta tiparet tuaja.


Për t’i bërë ato të duken të bukura dhe të dallueshme ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Për ta bërë sa më uniforme ngjyrën e lëkurës, zgjidhni një pudër në ngjyrën tuaj natyrale dhe aplikojeni duke filluar nga pjesa qendrore e fytyrës dhe duke u zbehur nga anët.

Në lëkurën e ngrohtë të Cruz aplikohet një ngjyrë e përafërt me atë të tokës në fytyrë, me shkëlqim në mollëza dhe në hundë për të dhënë një shkëlqim si ai që merret nga dielli dhe fillon shkakton skuqjen dhe nxirjen. Një ngjyrim i tillë te mjekra, mollëzat dhe pak balli dhe do t’ju jap një efekt 3D shumë të bukur.

2. Sytë mund të duken shumë bukur me një nuancë kafe të zbehur: përdorni ngjyrën metalike (ndonjë vijë të hollë ose gurë me shkëlqim) në pjesën e sipërme të lëvizshme të syrit me një ton që sa vjen e bëhet më i errët në pjesën e jashtme të syrit.

Më pas bëni një vijë të gjatë me laps të zi përgjatë syrit dhe rimel në qerpikët e sipërm dhe të poshtëm. Përpiquni që vetullat të jenë sa më të plota dhe të rregullta me një laps të përshtatshëm.

3. Për buzët zgjidhni një nude kremoze, e cila aplikohet pasi dizenjohen konturet e buzës me një laps me tonalitet pak më të errët për të qenë më të qëndrueshme.

4. Për ta mbyllur vazhdoni me një pudër pluhur në zonën T të fytyrës (mjekër, hundë, ballë) pasi me shumë mundësi disa zona janë zbehur pasi keni mbaruar me grimin.

Në trend Femra

Më shumë
Kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji të një fëmije?

Kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji të një fëmije?

Fëmija juaj
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Moda
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Flokë dhe stil
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Kalo në kategori