Xhelal Zveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur rreth atyre që një ditë më parë ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo i ka thënë në sqarimin e tij, duke i quajtur akuzat sit a pabaza dhe qëllimkëqija.
Të premten ministri Rikalo apostrofoi edhe zyrtarë të Vetëvendosjes, si ish bashkëpunëtorë, kurse me Albin Kurtin deklaroi se ka punuar në ish – organizatën KAN.
Por, këtë e mohon Sveçla, i cili përmes një postimi në Facebook, thotë se aty ka qenë kryetar i Kuvendit dhe se as që bëhet fjalë se Rikalo të ketë qenë pjesë e asaj organizate.
Sveçla ka vazhduar edhe më tej, duke thënë se me ato që deklaroi Rikalo, PDK po bën iso.
Postimi i plotë i Sveçlës:
“Pleqtë thojnë që “lakmia po t’i terravke sytë”.
Për të mbajtë pushtet, e për t’u bërë kryeministra e ministra, i ashtuquajturi ‘krahu i luftës’ janë bërë bashkë me Serbinë për të kriju qeveri.
Jo vetëm kaq, por edhe me kriminelë lufte. Ndër ta edhe ministri i bujqësisë, Nenad Rikallo.
Pas dëshmive të shumë dëshmitarëve, banorë të lagjes Dardania, filluan të dalin edhe dëshmitë e para materiale. Në vend se instrumentet e shtetit të hulumtojnë e dëshmojnë, kryeministri mundohet që shpejt e shpejt të e mbyll rastin, e krimineli të gënjejë e shpif.
Unë kam qenë pjesë e KAN-it (kryetar i kuvendit të saj), dhe as që bëhet fjalë që Nenad Rikallo të ketë qenë pjesë e saj.
Ai është pjesë e qeverise, tash edhe si kriminel sipas dëshmive. E jo vetëm ai, por e gjithë familja e tij.
Në fotot mëposhtme do të shihni listën e oficerëve ushtarak rezervë të organizatës së tretë bazë ‘Dardania’ në Prishtinë, ku ndër 159 oficerëve të mobilizuar gjatë luftës, i 129-i është babai i Nenad Rikallos, Radosllavi.
Edhe të dhënat si adresa e numri i telefonit përputhen me vendbanimin e atëhershëm të tyre.
Kaq sa për jetën e qetë të basketbollistit Nenad.
Ka edhe dëshmi tjera, që është përgjegjësi primare e instrumenteve të shtetit t’i sigurojnë që Nenad Rikallo, jo vetëm të shkarkohet nga qeveria, por edhe të burgoset e dënohet nga Gjykatat tona.
Por e keqja vazhdon. Kuca e maca në PDK janë qu peshë që të shfrytëzojnë shpifjet e Rikallos për të goditë Vetëvendosje!-n dhe Albin Kurtin.
Ju po tregoni se jo vetëm në qeveri por dhe në luftë speciale të nëntokës, jeni në sinkron të plotë me Serbinë.
Nenad Rikallo, ministri juaj i bujqësisë, e thotë një të pavërtetë, e ju menjëherë i bëni iso. Pyetja e vërtetë është, a jeni bërë ju SHIK-u bashkë me BIA-në apo veç zgjatim i saj?
Jo vetëm se jeni bërë për gërdi por jeni bërë edhe për gjynah” (sic.), ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/
Më poshtë keni disa lista të publikuara nga Sveçla, ku thotë se edhe familjarë të Rikalo kanë qenë në mesin serbëve të mobilizuar gjatë luftës në Kosovë:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës