LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet drejtori që detyroi afro 500 nxënës të testohen në smogun e rrezikshëm (Foto)

Suspendohet drejtori që detyroi afro 500 nxënës të testohen në smogun e rrezikshëm (Foto)

Në provincën Henan të Kinës, është suspenduar drejtori i një shkolle fillore, që i detyroi 480 nxënës të zhvillojnë testimet në ambientin e jashtëm, që ishte përplot smog të rrezikshëm.

Derisa vendi është nën ‘Alarmin e Kuq’ për shkak të ndotjes së tepërt, zyrtari ka vendosur megjithatë të zhvillojë testimin e fundvitit, të cilit duhet t’i nënshtrohen të gjithë nxënësit përnjëherë, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e postuara në rrjete sociale, ku shihet vijuesit e klasës së tetë duke shkruar në stolat e vegjël, kanë nxitur shqetësim te prindërit dhe qytetarët në përgjithësi. Madje, shumica prej tyre nuk i kishin maskat e domosdoshme, për të shmangur nivelin e ndotjes.


Kjo vjen pikërisht në kohën kur zyrtarët qeveritarë kanë kërkuar nga prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, nëse nuk kanë vetura dhe ata duhet të ecin për një kohë të gjatë.

Të gjithë fëmijët që janë nën moshën 14-vjeçare janë kontrolluar nga mjeku, nga frika se mund të jenë infektuar nga copëzat e rrezikshme që qëndronin pezull në ajër.

Në anën tjetër, drejtori po qëndron në suspendim, ndërsa pritet që së shpejti të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori