Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës të një stacioni policor në Prishtinë janë suspenduar për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke abuzuar me një pjesëtar të komunitetit LGBTI. Ndaj këtyre zyrtarëve është iniciuar edhe procedurë gjyqësore për kryerje të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht Departamenti i Hetimeve të saj ka filluar një hetim paraprak pas publikimit të një videoje fillimisht në portalin “Kallxo.com” (me titullin “Policia e Kosovës abuzon me personin që e akuzon se është pjesëtar i LGBTI”) e pastaj e njëjta video është publikuar edhe në portale të tjera”.
Hetimet kanë filluar dje sipas detyrës zyrtare (ex officio) lidhur me dyshimin se zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” e paraparë me nenin 198 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe veprës penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, thuhet në njoftim.
Hetuesit e IPK-së gjatë hetimit preliminar kanë grumbulluar disa dëshmi si dhe kanë identifikuar pesë zyrtarë policorë që dyshohen për këtë rast. Hetuesit e IPK-së poashtu kanë kuptuar se këta zyrtarë policorë nuk kishin hapur rast lidhur me deklarimin e ankuesit për kanosje.
Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar dje (16.11.2018) Policisë së Kosovës suspendimin këtyre pesë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) deri në përfundim të këtij hetimi.
Sipas rekomandimit të IPK-së që të pesë zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe me rekomandimin e të njëjtit ky rast do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025