Supergol në “Santiago Bernabeu” - Getafe në epërsi ndaj Real Madridit

Getafe e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh ndaj Real Madridit në ndeshjen e javës së 26-të të La Ligës, falë një supergoli të Martin Satrianos.
Takimi në “Santiago Bernabeu” po zhvillohet me ritëm të lartë dhe me shumë duele të forta.
Real Madridi pati disa raste të mira shënimi, por nuk arriti t’i konkretizojë, ku vërehej mungesa e Kylian Mbappe.
Në minutën e 39-të, Getafe ndëshkoi madrilenët në mënyrë spektakolare. Sulmuesi uruguaian Martin Satriano kapi një volej nga rreth 20 metra distancë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Thibaut Courtois me një goditje të fuqishme dhe të saktë.
🚨 LA LIGA! 🇪🇸
MARTIN SATRIANO WITH AN INSANE GOAL! 🤯🇺🇾
Real Madrid 0-1 Getafe
🎥 @RM4Arab pic.twitter.com/zrFcZiWGDH
— Polymarket FC (@PolymarketFC) March 2, 2026
Ishte një nga golat më të bukur të shënuar në “Santiago Bernabeu” në vitet e fundit, një realizim që la pa fjalë tifozët në stadium. /Telegrafi/

















































