LAJMI I FUNDIT:

Supë me thjerrëza: E shijshme, kremoze dhe shumë e shëndetshme

Supë me thjerrëza: E shijshme, kremoze dhe shumë e shëndetshme

Thjerrëzat janë një nga ushqimet më të shëndetshme, por të lënë pas dore padrejtësisht në vendin tonë. Ndaj sot ju sjellim këtë recetë turke

Përbërësit:


– 2 gota thjerrëza të kuqe,
– 1 qepë,
– 1 karotë,
– 2 patate,
– 3 thelpinj hudhre,
– pure domatesh rreth 200 gramë,
– kripë,
– piper,
– spec i thatë.

Përgatitja:

Thjerrëzat i hidhni në ujë të ftohtë dhe i lini për rreth 20 minuta. Më pas, shpëlajeni mirë nën vrushkull uji të ftohtë.

Në tigan hidhni pak vaj dhe shtoni qepën e grirë.

Kur qepa të jetë karamelizuar, shtoni karotën e grirë dhe patatet e grira, më pas hudhrën dhe purenë e domateve, erëzat dhe thjerrëzat.

Mbi të gjitha hidhni ujë dhe zieni për rreth 45 minuta.

Pas kësaj, hiqeni nga shporeti, përzieni dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.