LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesit me përqindjen më të mirë të konvertimit të gjuajtjeve në Ligën Premier: Haaland i dyti, Ronaldo nga fundi i listës

Sulmuesit me përqindjen më të mirë të konvertimit të gjuajtjeve në Ligën Premier: Haaland i dyti, Ronaldo nga fundi i listës

Sulmuesit e Ligës Premier me përqindjen më të mirë të konvertimit të gjuajtjeve deri më tani këtë sezon janë zbuluar dhe kjo bën një renditje befasuese.

Të martën u konfirmua se forma i yllit të Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka rënë ndjeshëm në fillimin e sezonit të ri.

Norma e tij e konvertimit të gjuajtjeve ka rënë nga 16 për qind sezonin e kaluar në vetëm pesë në sezonin 2022/23.


Ronaldo ka pasur vështirësi para portës deri më tani këtë sezon

Kjo bëri që SunSport të hidhte një vështrim se ku renditet legjenda portugeze në mesin e sulmuesve të tjerë të Ligës Premier kur bëhet fjalë për shanset e tyre para portës.

Dhe tani mund të zbulojmë se norma e konvertimit të Ronaldos prej pesë për qind e vendos atë në vendin e 53-të, pasi ka shënuar vetëm një gol nga 22 goditje.

Një mori sulmuesish shumë më pak të njohur janë më lart në listë se lojtari i Man United, duke përfshirë Adam Armstrong të Southamptonit, Alex Iëobi të Evertonit dhe Leon Bailey të Aston Villas.

Haaland është golashënuesi më i mirë i Premier League me 17 gola

Vlen të përmendet se ata që përfshihen në statistika duhet të kenë pasur pesë ose më shumë goditje në ligë këtë sezon.

Me këtë në kusht, sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është emri që të gjithë supozojnë se ka kryesuar listën.

Norvegjezi22 vjeçar krenohet me një përqindje konvertimi prej 36 për qind falë 17 golave ​​nga 47 goditje.

Por, në mënyrë të pabesueshme, ai është në vendin e dytë, gjersa lista më poshtë tregon se kush është i pari. /Telegrafi/

Ronaldo është i 53-ti kur bëhet fjalë për përqindjen më të mirë të konvertimit në Premier League

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Mungesë e madhe për Liverpoolin për përballjen me PSG-në

Liga e Kampionëve
I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

I ka ardhur fundi te Milani, por Theo Hernandez kërkohet nga dy gjigantë evropianë

Serie A
Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

Barcelonës i dështojnë planet për rikthimin në Camp Nou

La Liga
Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Marco Asensio po shkëlqen në Ligën e Kampionëve, 'prek' çerekfinale me Aston Villan dhe ëndërron për më shumë

Liga e Kampionëve
Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

Reali ka pranuar ofertë prej 80 milionë eurove për Brahim Diazin

La Liga
Kalo në kategori