Sulmuesi i Kosovës U21, Edi Sylisufaj gjeni golin e parë sezonal në Suedi

Sulmuesi Edi Sylisufaj ka shënuar golin e parë në Suedi me fanellën e Falkenbergs FF.
I riu nga Tropoja i cili është pjesë e Kosovës U21, e ka gjetur rrugën e rrjetës pas ndeshjes së tretë.
Sulmuesi nuk festoi në fund, pasi ekipi i tij u mund nga Osters me rezultat 2-1.
Sylisufaj spikati sezonin e shkuar, duke shënuar 7 gola në 25 ndeshje në elitën e futbollit suedez.
Aktualisht ekipi i tij luan në Superttan, apo nivelin e dytë të futbollit suedez. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































