Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Çikalleshi, ka zhvilluar dje ndeshjen e Kupës së Turqisë për ekipin e tij, Basaksehir.

Ai luajti për 67 minuta ku skuadra e tij fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Sivassporit.


Ndeshja kaloi në planë të dytë, pasi skuadra nga Stambolli para ndeshjes ishin veshur të gjithë si policë.

basksheir 12 Lojtarët gjatë daljes në fushë

E gjithë kjo për tu solidarizuar me policët e rënë dhe familjet e tyre.

Ata mbajtën të shpalosur edhe një banderolë ku shkruhej: “Jemi 79 milion njerëz me një zemër”.

basaksheuir 12 Fëmijët para ndeshjes

Edhe fëmijët që shoqërojnë lojtarët ishin të veshur si policë.

Sulmi i fundit afër stadiumit ka bërë që njerëzit të kenë frikë duke mos i mbushur edhe aq stadiume.

baskasheri 4 Mesazhi i lojtarëve: “Jemi 79 milion njerëz me një zemër”

Turqia ka pasur në ditët e fundit disa sulme, ndërsa më i madhi ishte në Stamboll që ndodhi pas ndeshjes Besiktas – Bursaspor. /Telegrafi/

telegrafi sport app