Një person është arrestuar, pasi e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila pas lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30, në Prizren.


Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/