Tridhjetë e dyvjeçari nga Bogovina e Tetovës ka sulmuar një mjek i cili ka përfunduar në spital të Shkupit.

Incidentin e ka paraqitur mjeku dje rreth orës 8 në SPB - Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas denoncimit, mjeku 47-vjeçar ka qenë i sulmuar fizikisht në Repartin psikiatrik.

Nga lëndimet e marra, mjeku është dërguar në spitalin e Shkupit./Telegrafi/