Një person është arrestuar pasi ka sulmuar një zyrtar policor i cili ishte në detyrë zyrtare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:30 në rrugën “Enver Zymberi”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se si pasojë e lëndimeve trupore zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak  se ka sulmuar një zyrtar policor i cili ishte në detyrë zyrtare, ku si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/