Sulmi me armë ndaj Top Channel - policia zbarkon në shtëpinë e Cllevios

Televizioni kombëtar shqiptar, Top Channel, është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona të paidentifikuar.
Si pasojë ka humbur jetën edhe roja i sigurisë, Pal Kola, përkundër se iu dha ndihma mjekësore.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, të cilët e kanë dënuar ashpër këtë sulm ndaj ambienteve të Top Channel.
Godina e Top Channel
Reperi Cllevio ndërkohë ka postuar një video në rrjete sociale, me anë të së cilës tregon se pas këtij sulmi policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij.
“Është vrarë ai roja në Top Channel dje dhe dua t’i them familjes së vet ngushëllime për fatkeqësinë, por mirë unë ta vravë rojën që më vjen policia në 4 të mëngjesit në shtëpi mua”, ka thënë ai.
“Më sollët policinë për vrasje në shtëpi, çfarë vrasje. Si më vjen mua në shtëpi në 4 të mëngjesit një herë. 15 policë nga Tirana zbarkuan në Lushnje”, vazhdoi më tej Kleviol Ahmeti (emri i vërtetë) duke kaluar edhe në ofendime e të shara.

Policia nga ana tjetër nuk ka sjellë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës.
Grupi hetimor gjithashtu po vijon punën për zbardhjen e rrethanave. /Telegrafi/





























































