LAJMI I FUNDIT:

Sulmet turke në Siri shkaktuan lëndime e djegie të rënda të shumë fëmijëve kurdë

Sulmet turke në Siri shkaktuan lëndime e djegie të rënda të shumë fëmijëve kurdë

Imazhe të tmerrshme janë parë në Siri, pas sulmeve me gazra që janë bërë nga forcat turke, kundër kurdëve.

Videoja shqetësuese e realizuar në një spital në Tal Tamr, pranë qytetit kufitar Ras al-Ain ku u zhvilluan luftime të rënda, e shfaqë një djalë me djegie të thella në të gjithë pjesën e sipërme të trupit, transmeton Telegrafi.

Raportohet se atë e kanë dërguar në spital me djegie të shumta, ndërsa qante nga dhimbjet që ia shkaktonin, ndërsa mjekët u detyruan t’i jepnin morfinë për ta qetësuar. Kjo bëri, që për 12 orë të jetë pa vetëdije.


Hamish de-Bretton Gordon, një ekspert britanik për armë kimike, tha që djegiet janë pasojë e fosforit të bardhë – një armë kimike e ndaluar, e cila ngjitet në lëkurë dhe digjet në kontakt me lagështinë, që do të thotë se nuk mund të shuhet.

Të gjitha imazhet u kapën para hyrjes në fuqi të një armëpushimi, të negociuar me Turqinë nga Zëvendës Presidenti Mike Pence.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Turqia do të ndalojë sulmin e saj në veri të Sirisë për pesë ditë, ndërsa forcat kurde tërhiqen për 30 kilometra,  në një ‘zonë të sigurt’ që Presidenti Erdogan dëshiron të krijojë përgjatë kufirit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori