LAJMI I FUNDIT:

Sulm kibernetik ndaj Buletini Ekonomik, AGK-ja thërret organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin

Sulm kibernetik ndaj Buletini Ekonomik, AGK-ja thërret organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin
Foto: Kallxo.com

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për sulmet kibernetike ndaj faqeve të “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter”.

Në njoftimin drejtuar AGK-së thuhet se: “Më 25.02.2022, në orët e hershme të mëngjesit janë sulmuar dy faqet kryesore të “Buletinit Ekonomik” në Facebook: “Buletini Ekonomik” dhe “Buletini Newsletter”.

“Për momentin, të dyja këtyre faqeve u është tjetërsuar pronësia nga sulmi kibernetik i sipërpërmendur. Që nga dje, stafi udhëheqës i portalit tonë, nuk i ka nën menaxhim këto faqe…Për rastin, qysh mbrëmë është njoftuar Policia e Kosovës, dhe për këtë stafi i Buletinit Ekonomik ka dhënë deklaratë për rastin”, thotë AGK.


AGK-ja e dënon këtë sulm dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet këtë rast në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë.

AGK-ja thekson nevojën e reagimit të menjëhershëm të organeve të rendit në këto raste në mënyrë që të mundësohet ushtrimi papenguar i profesionit.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori