LAJMI I FUNDIT:

Suksesi i politikës së Sllobodan Millosheviqit

Sikur të mos ishte politika e Millosheviqit për boshatisjen e shqiptarëve nga Kosova, në regjistrimin e 2011-shit Kosova do t’i kishte 3.2 milion banorë

Kosova ka rreth 1.7 milion banorë. Ky është rezultati i regjistrimit të popullsisë më 2011. 30 vite më parë Kosova kishte 150 mijë banorë më pak. Kjo të jep përshtypjen sikur Kosova është Skandinavi ku mortaliteti është më i madh se nataliteti dhe vetëm ardhjet e azilantëve nga mbarë bota e mbajnë numrin e qëndrueshëm të popullsisë.


Nataliteti prej 3% siç e pat Kosova për 3 dekada dyfishon popullsinë e një vendi

Kosova gjatë këtyre 30 viteve kishte shtimin e popullsisë rreth 3% në vit. Rrjedhimisht numri i popullsisë për 30 vite (30 X 3% = 90 % plus shtimi progresiv ne përqindje) është dyfishuar.

Kosova më 2011 duhej t’i kishte 3.2 milion banore. Dhe tani të gjithë pyesin ku u ”avulluan” 1.5 milion banorë të Kosovës. Lufta i mori rreth 15 mijë veta, qe i bie vetëm 1% e këtij numri të “avulluar”. Ku mbetën 99% të këtij 1.5 milionëshi?
Vallë kaq shumë banorë kosovarë i mori mërgimi gjatë këtyre 3 dekadave?

500 mijë azilkërkuesit kosovarë

Përllogaritjet tregojnë shifrat rreth 500 mijë azilkërkuesve kosovarë gjatë tre dekadave. Çka harrohet këtu? Harrohet se këta 500 mijë veta ishin pikërisht brezat që ishin në pjellori e sipër: të rinjtë pak para martese ose sapo të martuar. Kjo ishte pjesa më vitale e popullsisë së Kosovës. Kështu, nëse kanë mërguar 500 mijë veta të kësaj kategorie është e pritshme që ky numër të jetë trefishuar në mërgim në ndërkohë që shtimi brenda në Kosovë mezi ka zëvendësuar të mërguarit.

Shembulli i familjes sime

Për të parë se si duket kjo në terren do ta marr shembullin e familjes sime.
Më 1981 ne u regjistruam 10 veta. Gjyshi, gjyshja, baba, nëna, tre vëllezërit dhe tri motrat.

Çfarë ndodhi gjatë këtyre 3 dekadave (1981-2011). Gjyshi e gjyshja vdiqën. Tri motrat u martuan dhe shkuan në familjet tjera dhe tri nuse erdhën në familjen tonë. Që të gjithë ne, bashkë me nuset tona, lëshuam Kosovën më 1991. Mbetën në Kosovë vetën baba e nëna. Secilit nga ne i lindën nga 2 fëmijë. Unë me gruan time u kthyem në Kosovë kurse dy vëllezërit me familjet e tyre ngelën në mërgim.

Ne regjistruam ata që mërguan, por jo edhe fëmijët e tyre

Në regjistrimin e vitit 2011 u regjistruam 6 veta (baba, nëna, unë, gruaja dhe 2 fëmijët), 2 vëllezërit i regjistruam si diasporë, por jo edhe 4 fëmijët e tyre të lindur në Perëndim.

Kështu, sikur të mos ishte politika e Millosheviqit për boshatisjen e shqiptarëve nga Kosova, në regjistrimin e 2011-shit ne do të regjistroheshim 14 veta (baba, nëna, 3 vëllezërit, 3 nuset dhe gjashtë fëmijët), por tani u regjistruam vetëm 6 veta dhe vetëm 2 si diasporë. Kjo fotografi familjare është plotësisht e përputhshme me shifrat e përgjithshme të regjistrimit në Kosovë.

Lexues të nderuar, secili nga ju bëjeni një këso llogarie në familjet tuaja dhe pak a shumë do të jetë kjo situatë. Kësisoj e kuptoni pse Kosova e 3.2 milion banorëve ngeli 1.7 milion.

Rezultati i politikës së Millosheviqit

Sikur të mos ishte politika e Millosheviqit nuk do të ishte ndalur as zhvillimi i shkollave, bizneseve etj, kosovarët do të zgjeroheshin drejt territoreve rrallë të banuara të Serbisë dhe nuk do të asimiloheshin siç po asimilohen dalëngadalë ata që kanë ngelur në mërgim. Dikush do të thotë se çfarë lidhje ka numri i popullsisë me kualitetin e popullsisë për shtet formim e komb-formim? Ka lidhje, por jo direkte. Numri më i madh, konkurrenca më e madhe, dhe shndërrimi i sasisë në cilësi dhe anasjelltas.

Ndërhyrja në fazën e masës kritike të zhvillimit të Kosovës

Një tjetër fakt është se në ndërkohë, me një ballafaqim kaq të dendur me Perëndimin, kosovarët janë civilizuar dhe, më tutje, nataliteti i tyre nuk do të jetë si më parë, por do të jetë si ai i Evropës. Kësisoj, Serbia ka siguruar që territori i saj të mos jetë i dyndur nga shqiptarët. Pra Millosheviqi ka vepruar pikërisht kur shqiptarët e Kosovës ishin në fazën e masës kritike të zhvillimit. Ky edhe ishte qëllimi i politikës së tij i shprehur në mënyrë eksplicite në memorandumin e Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë.

Në trend

Më shumë
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave

Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave

Shëndetësi
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori