Stuhia “mori me vete” edhe një shtëpi të lodrave, para syve të fëmijëve në Britani

Një shtëpi lodrash u ngrit nga toka dhe u tërhoq nëpër një oborr nga erërat që arritën deri në 160 km/h gjatë stuhisë “Amy” në Britani.
Tre fëmijë panë të tmerruar momentin kur struktura dy-katëshe u përmbys dhe pjesë të saj fluturuan në ajër.
Pas disa rrotullimeve, ajo u shemb mbi një trampolinë që çuditërisht mbeti në vend.
Stuhia ka lënë dhjetëra mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe ka shkaktuar dëme të shumta në ndërtesa e automjete.
Shërbimet hekurudhore në disa zona mbeten të ndërprera ndërsa vijon puna për riparimin e dëmeve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































