Ina Kosturi
Universiteti i Arteve, Fakulteti i Muzikës organizoi së fundmi një veprimtari përkujtimore në nderim të kompozitorit e artistit të madh Tonin Harapi. Tri koncerte dhe një konferencë u realizuan gjatë një jave; sallës së lektoriumit ju vendos emri i kompozitorit; u promovuan libra muzikorë pianistike të vlefshëm për pianistët e brezat; u digjitalizuan vepra të rëndësishme të krijimtarisë nga Koncerti për piano, Rekuiemi etj., tashmë pjesë e fondit të bibliotekës së UA; u promovua një CD me interpretimin e pianistes së njohur, pedagoges Anita Tartari; si dhe, për tre net rreth 190 instrumentistë, këngëtarë e solistë studentë e disa pedagogë e të ftuar u përfshinë në interpretimin e kësaj krijomtarie e cila tingëlloi bukur dhe mori vëmendjen e admirimin e publikut.
Përfaqësues i një etape me rëndësi në muzikën shqiptare, në gjysmën e dytë e shekullit të XX, kontributi i Tonin Harapit konsistoi në krijimin e bazës profesionale dhe fizionomisë së kësaj muzike. Kultura e gjerë dhe gjithë historia e tij, lidhja e hershme me muzikën si pjesëmarrës në korin françeskan, figurat që e drejtuan midis të tjerave me shumë rëndësi ajo e Mikel Koliqit, studimet në Liceun Artistik e në Konservatorin Cajkovski deri në prishjen e marrëdhënieve midis dy vendeve e më pas vazhdimi i aktivitetit si pianist, krijues, pedagog, publicist, krijues i shumë veprave të shtrirë në gjithë gjinitë muzikore përveç baletit, evidentimi si krijues dhe propagandues në jetën artistike kulturore e vendosën në piedestalet e muzikës shqiptare ku frymëzimi shqiptar u ndërthur me lirizmin poetik, duke thyer kornizat e kufizuara të kohës për të sjellë një krijimtari të lirë tej skematizmit, në një linjë sa individuale, si një gjetje e cila i rezistoi kohës.
Ngjashmërisht si poezia e Martin Camajt, ndoshta kjo muzikë duket se merret me detaje të jetës, botës shpirtërore, natyrës në një linjë sa personale që e shkëput nga koha kur është shkruar. Pa u ndalur në specifikat e krijimtarisë, numrin e shumtë të veprave rreth 400, faktet e jetës që duhet të jenë pjesë e studimit të muzikologëve e studiuesve si një personalitet me botë të gjerë e mjaft të pasur, pa u ndalur dhe në specifikat e realizmit të këtyre evenimenteve detajet e cilave u takojnë drejtuesëve dhe ideuesve Isak Shehu e Lorenc Radovani, detaje të cilat morën dhe vëmendjen e medias, përfshirë specifikat, njohjet, kujtimet, pjesë e këtyre evenimenteve për të cilat ata që e kanë njohur kompozitorin kanë kënaqësi të shprehen e kujtojnë, do ndalesha në tri netët që sollën duartrokitje në sallën e Universitetit të Arteve dhe përtej koncerteve dinjitoze duket se arritën në disa konkluzione që lidhen me muzikën, shkollën, interpretimin.
Ndoshta bashkë me krijimtarinë e munguar në skenën shqiptare, veprat tingëlluan, shpalosën disa mesazhe të rëndësishme. Së pari në tri net u interpretuan vepra të zgjedhura instrumentale, në natën e dytë ato vokale e në të tretën ato simfonike, përkatësisht gjini të ndryshme muzikore, nga sonatina tek kuarteti, rapsodia, vepër për orkestër harqesh e shumë më gjerë tek Rekuiemi e Koncerti për piano e orkestër.
Koncerti i parë, krahas pjesëve të njohura dhe të dashura të repertorit pianistik, sonatinë apo temë me variacione solli interesant Quartetin Nr. 4 për harqe, një muzikë e veçantë, gati e panjohur për shumë breza, një cikël miniaturash të punuar për orkestër harqesh, ku melodia si veçori e krijimtarisë spikati gjatë interpretimit si dhe Rapsodinë nr1 për piano e orkestër interpretuar nga Memela Aliaj, studente, koncertiste që spikat gjithmonë me debutimet në skenën e UA. Niveli i lartë i interpretimit evidentoi orkestrën e studentëve të nivelit Bachelor dhe drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.
Koncerti i dytë shpalosi muzikën vokale, filloi me një këngë popullore të përpunuar duke kujtuar pikënisjen, vendlindjen e kompozitorit, ndërsa kjo natë ishte tërësisht e studentëve me korin dhe orkestrën si dy format më të mëdha ku muzika gjen shkëlqimin e saj. Tre romanca për soprano e piano u interpretuan me mjaft ndjenjë e mjeshtëri nga Arilda Hoxha për të vazhduar me një vepër tjetër, interpretimi i së cilës kaloi përmasat e një koncerti studentësh shumë të mirë, në një interpretim dinjitoz që do bënte krenar çdo institucion kulturor. Krahas saj dirigjentja Suzana Turku evidentoi dhe një herë aftësitë për ta zhvendosur përkushtimin nga profesionistët tek studentët, duke qënë unike në punën e saj që ndër vite ka mbajtur në nivele të larta muzikën korale tek ne.
Rekuiemi i Tonin Harapit përbën një vepër religjioze të shkruar në vitet 1992, muzikë mjeshtërore e cila prej vitesh duhej të interpretohej si pjesë e aktiviteteve të institucioneve kulturore. Nata e dytë si një kohë e dytë e koncerteve evidentoi pikërisht këtë vepër sot pjesë e fondit të bibliotekës së UA bashkë me katër interpretuesit solistë, korin dhe orkestrën. Promovimi i CD-së dhe konferenca për shtyp solli në vëmendje një brez tjetër që e ka njohur kompozitorin, pianisten që ndoshta është më pranë ndjeshmërisë së krijimtarisë së Tonin Harapit, Anita Tartarin, e spikatur për lirizmin, brishtësinë dhe finesën e cila interpretoi një prelud të panjohur, duke e shtrirë këtë aktivitet dhe në të ardhmen, me botimin e veprave muzikore, si një trashëgimi e vlefshme për sot dhe brezat.
Koncerti i tretë i orkestrës simfonike përbërë nga studentë të nivelit master dhe disa pedagogëve i dha mbylljen energjike aktivitetit duke evidentuar një violinë soliste dhe një tjetër pianiste pedagoge me interpretimin e Koncertit për piano e orkestër ardhur pas 50 vitesh në skenën shqiptare. Përtej interpretimit të solistëve koncerti vjen dhe me dy elementë sinjifikues, baketa dhe eksperienca e dirigjentit amerikan Glen Cortese si garanci për realizmin e repertorit të vështirë me dy uverturat nga Leonard Bernstein dhe John Corigliano (Chaccone nga violina e Kuqe ) që plotësojnë një tablo të plotë të një koncerti interesant dhe mbylljen optimiste të gjithë aktivitetit.
Violina soliste me një Chaccone tejet të vështirë u realizua me sukses nga Ajola Laska që spikat në performancat në skenë si artiste, ndërsa koncerti për piano duket se u përfshi nga entuziazmi i gjithë repertorit amerikan duke ardhur fuqishëm dhe duke shfaqur një anë tjetër të krijimtarisë së Tonin Harapit, profesionalizëm dhe më shumë madhështi, duke shkrirë temat lirike midis teknikës, vështirësive dhe partit të orkestrës. Pianistja pedagoge Merita Rexha Tërshana e solli sigurt dhe plotë koncertin për piano, duke spikatur dhe në linjat lirike e sidomos tek koha e dytë, si një vazhdim i interpretimeve prej saj të veprave të mëdha pianistike, eksperiencave të shumta dhe debutimeve me orkestër duke shfaqur suksesshëm pas kaq mungese koncertin sinjifikues të muzikës pianistike dhe kompozitorit. Koncerti u shfaq në ritmin e kohës sot, gati me një frymë, në një ekuilibër midis temperamentit, madhështisë së një koncerti dhe qetësisë së interpretimit. Kjo panoramë e koncerteve na drejton në disa ide e mendime që lindin natyrshëm.
A mundet që kompozitorët ashtu i shkrimtarët të kenë mundësinë të kujtohen nëpërmjet digjitalizimit e interpretimit? Si mundet të presin kaq kohë veprat muzikore të digjitalizohen, kur jepen mundësi për botimin e veprave të sa e sa shkrimtarëve? A do jetë krijimtaria muzikore pjesë e politikave që ta favorizojnë këtë krijimtari duke e klasifikuar dhe atë si pjesë të vyer të trashëgimisë kulturore ? Krahas saj aktiviteti shërbeu si një tribunë e studentëve dhe lidhjeve të tyre me skenën, duke u dhënë shanse të interpretojnë e nëpërmjet kësaj krijimtarie të promovojnë talentin dhe punën. Ky aktivitet duket se i dha përgjigje pyetjes së vazhdueshme që bëhet për nivelin e shkollës shqiptare të interpretimit sot, duke treguar përkushtim, profesionalizëm e talent.
Krahas mjeshtërisë për të sjellë vepra të vështira nëpërmjet baketës duke transformuar orkestrën në një orkestër profesionistësh, dirigjenti Glen Cortese dha në mënyrë koncize me fjalët nga skena mesazhin për kënaqësinë dhe vlerësimin e punës kolosale të bërë nga studentët për realizimin e këtij repertori. Politikat shtetërore dhe ato private duhet të mbështetin përparimin e kësaj shkolle si burim krenarie, rruga se cilës është më e vështirë dhe e lodhshme se në çdo shkollë tjetër. Meritojnë më shumë vëmendje, projekte, investime në infrastrukturë dhe në zgjerimin e mundësive të promovimit në skenë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje