Në 20 vjetorin e dëbimit të qytetarëve të Kosovës, nga trevat e tyre, studentët e vitit të dytë të Departamentit të Sociologjisë, kanë prezantuar hulumtimin “Kujtesa përballë Harresës – 20 Vjetori i dëbimit nga Kosova 1999 – 2019”. Hulumtim ky, i cili është vazhdim i atij të 10 vjetorit dhe 15 vjetorit të eksodit shqiptarë.
Ardinesa Sylmetaj, studente dhe pjesëmarrëse në këtë hulumtim, ka ndarë disa nga rrëfimet e respondentëve, për përjetimet, që kishin aso kohe.
“Dëgjonim se po i masakrojnë, po i dhunojnë në sy të tjerëve, familjarëve femrat e reja. Sidomos femrat e reja që në atë moshë që isha edhe unë. Më së shumti më shqetësonte se këtu isha me vëllezër, me djalin. Thosha çdo moment që kanë me ardh me na i marr edhe me i vra para syve tonë. Atë e kam pas frikën më të madhe”, ka rrëfyer ajo.
Ndërsa, Fjolla Dumoshi po ashtu studente, thotë se një pjesë e madhe e njerëzve, të cilit gjendeshin në kolonë aso kohe, nuk e kanë ditur as se ku po shkojnë.
“Ky rrugëtim ka qenë njëkohësisht një prej pjesëve më të vështira të kohës së luftës, për shkak se gjatë këtij rrugëtimi qytetarët kosovarë kanë qenë të ekspozuar ndaj ngjarjeve, ndaj pamjeve të ndryshme dhe të rënda që kanë ndodhur në atë kohë. Rruga është dukur e gjatë dhe e pafund dhe ky rrugëtim simbolizon jo vetëm kalimin në një shtet tjetër, por njëkohësisht edhe kalimin drejt një jete të pasigurt me të ardhme të paditur”, tha ajo.
Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, ka inkurajuar te gjithë të rinjtë për aktivitete të tilla, duke thënë se ani pse si përkasin asaj kohe, duket të kujtojnë të kaluarën e Kosovës.
“ Njëzet vjet më parë këto ambiente edhe në përgjithësi Prishtina ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme, ku është luftuar për jetesë, mos të flasim për aspekte të tjera, të edukimit të arsimit, u luftua për jetesë, për mbijetesë dhe të them të drejtën ne që kemi qenë përjetues të atyre ngjarjeve thjesht jo që kemi humbur shpresën por kemi qenë me një shpresë të venitur se çfarë do të ndodh dhe a po e humbim krejt këtë vend, këtë të ardhme. Ndërsa, ju si gjeneratë që një pjesë e madhe ndoshta keni lindur edhe në luftë ose si refugjatë, mendoj që përmes këtyre aktiviteteve duhet ta kujtoni se sa e vështirë ka qenë rruga jonë deri te liria dhe sa duhet përpjekje që ky shtet i ndërtuar me mund dhe me vuajtje, sakrifica, duhet që të punohet për ta forcuar dhe zhvilluar”, tha Dugolli.
Ai ka inkurajuar studentët edhe të departamentet të tjera, që të bëjnë hulumtime të tilla, në mënyrë që të mos harrohet e kaluara e Kosovës.
Ndërsa, shefi i departamentit të Sociologjisë, Ardian Gola thotë se punime të tilla janë forma më e mirë e dokumentimit akademik, për këto dy dekada.
“ Ky hulumtim është një formë shumë e mirë e dokumentimit akademik të kësaj periudhe të dy dekadave, e që ky dokumentim akademik, mund të shërbej si databazë e të gjeturave, të dhënave, të cilat mund të shërbejnë dhe në fakt duhet të shërbejnë për hulumtuesit e shkencave sociale, për të parë pastaj edhe ndryshimet shoqërore, kulturore për gjatë kësaj projektore kohore. Gjithsesi ky hulumtim ndonëse është bërë nga Departamenti i Sociologjisë, ka emër dhe mbiemër, ata janë profesorët Shemsi Krasniqi dhe profesori Artan Krasniqi dhe mbi të gjitha janë studentët të vitit të dytë”, ka thënë ai.
E, Shemsi Krasniqi, i cili është profesor e po ashtu edhe udhëheqës i këtij hulumtimi, thotë se qëllimi i tij është ruajtja dhe arkivimi i kujtesës për dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës.
“ Hulumtimi për 20 vjetorin e eksodit të dhunshëm është vazhdim i atij për 10 vjetorin dhe për 15 vjetorin që kanë qenë më herët. Në të tri rastet hulumtimi është bërë në kuadër të lëndës, ky është hulumtimi i tretë për këtë temë, por i dhjeti në kuadër të kësaj lënde. Ideja që të përsëritet hulumtimi ka dalur prej vet rezultatit të hulumtimit. Kur e kemi parë herën e parë se ish-refugjatët kosovarë vazhdojnë t’i mbajnë lidhjet familjare me ish-mikpritësit e tyre, atëherë kemi dashur të dijmë se a do të vazhdoj ky trend dhe tashmë nuk është me u çudit sepse edhe herën e dytë kur e kemi bërë në 15 vjetorin, edhe herën e tretë tash më 20 vjetorin, përsëri është dëshmuar se lidhjet vazhdojnë të mbahen ende’, tha ai.
Për këtë hulumtim, Krasniqi tha se janë intervistuar 220 persona në 22 komuna të Kosovës. E, përveç këtyre intervistave, ai thotë se janë shfrytëzuar edhe ditarë dhe rrëfime të ndryshme, të personave që kanë përjetuar luftën.
E, në hollin e korridorit të këtij fakulteti, Megzime Ibrahimi nga Fakulteti i Arteve ka sjellë artefakte që i përkasin periudhës së luftës, si fotografi, veshje të nuseve, e piktura të ndryshme. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës