Edhe përkundër fitores së gjashtë radhazi, Struga mbetet një pikë pas Vardarit, i cili mposhti Makedonija Gj.P me rezultat 2-1 dhe u shpall kampion vjeshtor, njofton Telegrafi.

Ekipi i Struga Trim Lum e justifikoi rolin e favoritit dhe e dominoi Tikveshin në Kavadar me rezultat minimal 0-1 (0-1), në ndeshjen e xhiros së gjashtëmbëdhjetë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja nisi me një ritëm mjaft të ngadaltë nga të dy rivalët, pa ndonjë rast të veçuar, përveç dy goditjeve nga distanca të Tikveshit dhe një depërtimi më të rrezikshëm pranë zonës së vogël të mysafirëve. Struganët dukeshin më stabilë në mesfushë, mbanin një iniciativë të lehtë, por mund të thuhet se pamë tridhjetë minuta të qeta futbolli në Kavadar.

Megjithatë, rezultati ndryshoi shpejt. Struga ndërtoi një aksion të mirë, gjuajtja e parë u prit nga portieri Tasev, por topi u kthye te Memetriza Hamza, i cili me një goditje të bukur solli epërsinë në minutën e 36-të. Mysafirët patën edhe një mundësi tjetër në 120 sekondat e ardhshme, por shkuan në pushim me epërsi minimale.

Tereni i lagësht në Kavadar nuk lejonte ritëm të lartë as në fillimin e pjesës së dytë. Siç pritej, Tikveshi ishte ekipi që u përpoq të shtypte për të arritur barazimin e mundshëm, por pa sukses.

Struga me fitoren e trembëdhjetë këtë sezon, vazhdon të mbajë hapin me liderin Vardar në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Struga do të presë Sileksin në shtëpi, ndërsa Tikveshi regjistroi disfatën e tetë sezonale dhe do të përgatitet për sfidën e radhësqë do të kuhet me 15 shkurt të vitit të ardhshëm, kur nis sezoni pranveror./Telegrafi/

telegrafi sport app