Hip hop ylli, Stresi, nuk ka pëlqyer faktin se kënga e tij nuk është shpërblyer më shumë në festivalin "Kënga Magjike".

Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka thënë se çmimin e fitoi falë adhuruesve të tij dhe jo falë kolegëve.


Në këtë ngjarje triumfoi Anxhela Peristeri, falë votave të këngëtarëve tjerë.

stresi

"Sonte fituam çmimin e internetit të publikut, për mua ju them që ky çmim ka rëndësi më shumë se vendi i parë sonte sepse na zgjodhi publiku dhe jo ju kolegë të nderuar", ka theksuar Stresi në këtë postim.

stresi 25010333 150235602281322 8611938727364657152 n e1512829468683

Stresi mori pjesë në një bashkëpunim me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën.

Reperi po ashtu ka pasur një nga performancat më të mira në këtë edicion të festivalit.

stresi 4

Ndryshe, Stresi ishte nga pak top reperë të skenës që morën pjesë në këtë festival. /Telegrafi/