LAJMI I FUNDIT:

Strehimorja i shfrytëzonte banoret për prostitucion, dhjetëvjeçarja e ikur zbuloi gjithçka (Foto)

Strehimorja i shfrytëzonte banoret për prostitucion, dhjetëvjeçarja e ikur zbuloi gjithçka (Foto)

Janë shpëtuar 42 vajza që mbaheshin në një strehimore në Indi, me pretendimin se shfrytëzoheshin për prostitucion dhe shërbime të tjera nën kërcënimin e dhunës.

Gjithçka zbuloi një dhjetëvjeçare, që iku nga strehimorja duke kaluar murin, e cila u tregoi policisë se burra të panjohur po i marrin të rejat gjatë natës, ndërsa ato po vijnë duke qarë në mëngjes, transmeton Telegrafi.

Policia që kreu bastisje gjatë natës, gjeti që 18 prej të regjistruarave si banore të qendrës po mungojnë, ndërsa arrestoi familjarët që e mirëmbanin dhe nuk kishin si të arsyetohen.


Bashkëshortët Tripathi, që u arrestuan bashkë me të bijën

Girija Tripathi dhe burri saj Mohan Tripathi, si dhe e bija tyre që mbetet e paemëruar, po akuzohen që i shfrytëzuan të rejat për prostitucion, në qendrën e themeluar para tri vitesh me fonde qeveritare.

“Gjatë hetimeve, zbuluam se me vajzat e moshës 15 deri në 18-vjet, janë kryer aktivitete të palejuara”, është thënë shkurt në raportin e policisë.

Deklarate e dhjetëvjeçares, që tregoi se ata trajtoheshin si skllavë dhe detyroheshin të përgatisnin dhe të pastronin për pronarët, është përhapur me shpejtësi.

Qendra tashmë është mbyllur dhe 24 vajza janë dërguar për kontrolle mjekësore, ndërsa po kërkohen 18 tjera që janë zhdukur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori