Reperi Stormzy dhe Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, u emëruan sot midis njerëzve të zezë më me ndikim në Britani.

Reperi 26-vjeçar dhe aktorja Meghan, 38 vjeçe, i bashkohen listës ku ndodhet edhe futbollisti Raheem Sterling në "Powerlist 2020", një listë vjetore e 100 njerëzve më të fuqishëm të trashëgimisë afrikane, afrikano-karaibe dhe afrikano-amerikane në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Në krye të listës këtë vit është Ismail Ahmed, themeluesi i firmës pionier të transferimit të parave "WorldRemit" të cilën ai e themeloi në vitin 2010 duke përdorur kompensim nga Kombet e Bashkuara për ekspozimin e pretenduar të korrupsionit.

m5 1

Gjithashtu në listë është Pat McGrath, e cila është parë gjerësisht si artistja më me ndikim në kozmetikë në botë, pasi themeloi linjën e saj eponimike të kozmetikës "Pat McGrath Labs", e cila është rritur në një biznes miliardë funte.

Meghan

Hyrësit e rinj në "Powerlist 2020" përfshijnë modelin dhe aktivistin Adwoa Aboah, Michael Sherman, shefin e strategjisë dhe transformimin për BT, dhe Sterling, i cili ka qenë i hapur në lidhje me racizmin në vitin e kaluar.

Top 10 njerëzit me ngjyrë dhe më me ndikim në Britani spas "Powerlist 2020":

1. Ismail Ahmed - Founder and Chairman WorldRemit
2. Pat McGrath, MBE - Make-up artist and founder Pat McGrath Labs
3. Michael Sherman - Chief Strategy and Transformation Officer, BT
4. Jacky Wright - Chief Digital Officer Microsoft
5. Stormzy - Grime artist
6. Edward Enninful, OBE - Editor-in-Chief British Vogue
7. Ebele Okobi - Public Policy Director, Africa, the Middle East and Turkey
8. Paulette Rowe - Global Head, Payments and Financial Services, Facebook
9. Lynette Yiadom-Boakye - Artist
10. Richard Iferenta - Partner, KPMG. /Telegrafi/