Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se është koha që Suedia t’i bashkohet NATO-s, pasi që ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme që të sigurohet miratimi i Turqisë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.
“Është koha që të përfundojë procesi i ratifikimit për Suedinë”, shtoi kreu i Aleancës më të madhe ushtarake gjatë një interviste dhënë për të përditshmen suedeze Aftonbladet, transmeton Telegrafi.
Në maj, Suedia dhe Finlanda braktisën politikën e tyre të gjatë të mos-angazhimit ushtarak, dhe aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus në Ukrainë.
Kjo lëvizje kërkon miratimin unanim nga të gjithë anëtarët e aleancës. Turqia ka bllokuar procesin dhe i ka bërë presion Suedisë dhe Finlandës për të arrestuar grupet që i konsideron si organizata terroriste, dhe për të ekstraduar persona të dyshuar për krime të lidhura me terrorizmin.
Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, tha se Suedia nuk ishte as në gjysmë të rrugës për të përmbushur angazhimet që kishte marrë për të siguruar mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin në NATO.
Komentet e tij erdhën pasi një gjykatë suedeze vendosi kundër ekstradimit të një gazetari të kërkuar nga Turqia, për lidhje të dyshuara me grushtin e dështuar të 2016-ës.
“Jam i bindur se Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s. Nuk dua të jap një datë të saktë se kur do të ndodhë. Do të jetë një proces i pazakontë dhe i shpejtë i anëtarësimit në aleancë. Zakonisht duhen disa vite”, tha ndër tjera Stoltenberg.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson, tha se Suedia ka përmbushur detyrimet e saj dhe se vendimi tani i takon Turqisë.
“Ne kemi një proces shumë të mirë së bashku me Finlandën dhe Turqinë dhe po bëjmë pikërisht atë që thamë, të cilën Turqia po e konfirmon tani”, tha Kristersson të dielën, ditën e parë të konferencës për Popullin dhe Mbrojtjen në Salen, një vendpushim skish në Suedi.
Stoltenberg dhe ekspertë suedezë të sigurisë dhe politikës së jashtme ishin në konferencë. Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Turqia ndaj komenteve të Stoltenberg dhe Kristersson. Parlamentet e 28 vendeve të NATO-s kanë ratifikuar tashmë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet anëtarë që nuk kanë dhënë ende miratimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?