Mesfushori shqiptar është transferimi rekord i klubit anglez dhe javën e kaluar nuk mund të debutonte ndaj Tottenhamit shkaku i një suspendimi në Serie A.

Hughes ka thënë se suspendimi i ka ndihmuar Shaqirit që të stërvitet me skuadrën dhe se me të synon të ngritë nivelin e Stoke Cityt.


“Ai ka qenë shumë i mirë në stërvitje. Ai është përshtatur mirë me grupin dhe është në dijeni se çfarë duam të bëjmë”, ka thënë Hughes.

“Çdo transferim i rrezikshëm dhe ky nuk ka shumë dallim. Ai është rekordi ynë dhe kemi sjellë një lojtar me shumë kualitet. Ai mund të jetë lojtari kryesor për këtë sezon”. /Telegrafi/

telegrafi sport app