LAJMI I FUNDIT:

Stimuloni zonat joklasike erogjene

Stimuloni zonat joklasike erogjene

Keni në dispozicion gjithë trupin e të dashurës suaj. Provokojeni, putheni, kafshojeni, përkëdheleni dhe thitheni.

Gjithmonë keni dashur të jeni zotërues i trupit të të dashurës suaj, mirëpo keni shmangur disa pjesë, të cilat nuk janë zona klasike erogjene (siç janë ato të zakonshmet: qafa, gjinjtë apo klitorisi).

Shumica e mbaresave nervore gjendet në ato regjione, mirëpo keni në dispozicion gjithë trupin.


Pse të kufizoheni vetëm në disa centimetra të lëkurës? Përshkojini me gishta ose me gjuhë disa pjesë të tjera të trupit të partneres suaj dhe ofroni asaj një moment të paharrueshëm, transmeton Telegrafi.

Flokët

Femrat u kushtojnë shumë rëndësi flokëve. Ato duhet të jenë të pastra, të krehura, të rregulluara dhe me aromë të këndshme. Merruni erë flokëve dhe ngadalë përshkojini me gishta. Në këtë mënyrë do t’i aktivizoni mbaresat nervore në kokë dhe ajo do të ngacmohet. Me lëvizje rrethore masazhojeni kokën nga qafa deri te balli. Pjesa e kokës pas veshëve është pika ku duhet të përqendroheni.

Qafa

Kur t’ia masazhoni kokën, ngrini flokët dhe me butësi, thuajse të pandjeshme, putheni në qafë. Shfrytëzojini buzët dhe gjuhën. Kur të arrini nivelin e caktuar të nxehjes, mund edhe ta kafshoni pak.

Lapra e veshit

Prekja, puthja, madje edhe kafshimet e ngadalta të laprës së veshit do t’ia përshpejtojnë ritmin e zemrës. Ky është regjion shumë i ndjeshëm dhe shumica e femrave dëshirojnë që t’i jepen ndjenjës, derisa mashkulli i puth nëpër vesh, për ngacmim shtesë, thitheni laprën.

Klavikula

Shpesh ndodh që të mos i kushtohet rëndësi klavikulës, mirëpo derisa po ia hapni këmishën, zbulojeni këtë pjesë dhe mbajini buzët aty. Teksa po e puthni ngadalë nga njëra anë, me majat e gishtave përshkojeni anën tjetër të qafës. Përkushtojuni regjionit pas veshit dhe përkëdheleni.

Fundi i prapanicës

Keni gjithë shpinën në dispozicion për lojë sensuale, por këshillohet me gishta ose gjuhë ta përshkoni rrugën nga qafa deri te fundi i prapanicës – bishti (ashti kokcigeal). Në këtë pjesë qëndroni më gjatë dhe përcillni ndryshimet në frymëmarrjen e të dashurës suaj.

Pjesa e pasme e gjunjëve

Askujt nuk do t’i kishte rënë ndërmend që ta stimulonte këtë pjesë, por ndjenja është fantastike. Butësisht përkëdheleni pjesën e pasme të gjurit me gishta, derisa po qëndroni në ndonjë lokal. Nuk do të kalojnë shumë sekonda dhe e dashura juaj do të kërkojë që sa më shpejt të shkoni në shtëpi.

Pjesa e brendshme e kofshës

Mos shkoni drejt te vagina, sikur të mos ketë vend tjetër në botë. Shkaktoni ngacmim të pjesës së brendshme të kofshëve. Filloni nga gjuri, ndaluni në mes, pastaj kthehuni sërish në gju. Mashtrojeni me lojën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori