LAJMI I FUNDIT:

Steve Kerr: Curry më i popullarizuar se Jordani

Steve Kerr: Curry më i popullarizuar se Jordani

Trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr, thotë se ajo që e bën të mahnitet me Stephen Curryn është popullariteti i tij tek fëmijët, që është popullaritet sipas tij më i madh se sa që Michael Jordan ka pasur tek fëmijët në kohën e tij te Chicago.

“Numri i shikuesve është i njëjtë, por diferenca e madhe është në atë se fëmijët gravitojnë kah Stephi. Ju shihni aq shumë fëmijë të vogël me fanella të Stephit që po e lusin për autografe”, theksoi Kerr.

Jordan është pa dyshim lojtari më i popullarizuar ndonjëherë në NBA, por Kerr e bazon teorinë e tij për fëmijët e të sotmes, të cilët thotë se e duan Curryn për shkak të trupit të tij të një niveli modest. Stephen Curry është i gjatë 190 centimetra dhe kjo sipas trajnerit të Golden State i bën fëmijët ta duan lojtarin e tij kryesor.


Në anën tjetër bashkëlojtari i tij, Kevin Durant, thotë se rrjetet sociale kanë ndikuar në këtë popullaritet.

“Unë shoh tash fëmijë 3-4 vjeçare më iPad në dorë, dhe ata shohin më shumë video të tij në rrjetet sociale dhe e ndjekin atë në po këto rrjete”, theksoi Durant.

Sigurisht se Jordan në epokën e tij nuk ksihte Twitter, Instagram dhe Facebook.

Por, ende brendi i tij i veshjeve sportive e sidomos i këpucëve sportive është prej më të popullarizuarve 14 vjet pas pensionimit të tij.

Durant thotë se nuk ka dilema se sa më i popullarizuar do të ishte Jordan nëse do të ishte lojtar në këtë epokë të teknologjisë.

“Michael Jordan nuk u rrit në epokë të rrjeteve sociale dhe ai edhe atë kohë ishte shumë i madh. Paramendoni nëse ai do të luante dhe do të rritej tash si Michael Jordan, superylli i parë global i NBA. A mund të paramendoni cili do të ishte popullariteti i tij?”, shtoi Durant.

Durant precizoi se gjatësia e Curryt ka ndikuar në popullaritetin e tij, pasi beson se gjatësia e tij më e ulët se standardet e NBA kanë bërë të gjithë të besojnë se mund të luajnë basketboll, pasi vet Curry tash është ndër top pesë lojtarët më të mirë në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori