Sterling pret të qëndrojë te Man City

Anësori sulmues i Manchester Cityt dhe Anglisë, Raheem Sterling pret të finalizojë të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian.
Sterling është me Anglinë në Euro 2020, pasi e ka ndihmuar skuadrën e tij në një fitore ndaj Kroacisë duke shënuar golin e vetëm në suksesin 1-0 në ndeshjen e tyre të parë në grup.
Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë një largim i lojtarit nga Etihad, por si duket gjëra nuk qëndrojnë kështu.
Sipas mediumit Manchester Evening Neës, 26-vjeçari pret që ai do të jetë një lojtar i Cityt edhe në sezonin e ardhshëm.
Raporti sugjeron që ndërsa Sterling ka dy vjet në marrëveshjen e tij, ai është duke u përqendruar vetëm në detyrën ndërkombëtare për momentin.
Kur turneu të përfundojë, çdo bisedë për të ardhmen e tij mund të zhvillohet.




















































