Stephen Graham jep përditësim për sezonin e dytë të "Adolescence" pas suksesit rekord në Netflix

Aktori, Stephen Graham, ka lënë të hapur mundësinë për një sezon të dytë të serialit “Adolescence”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të tij në Netflix.
Shfaqja, e cila debutoi më 13 mars, ka thyer rekorde me 66.3 milionë shikues, duke u bërë seriali më i ndjekur në Mbretërinë e Bashkuar në këtë platformë.
Seriali ndjek historinë e Jamie Miller (Owen Cooper), një djalë i ri i akuzuar për vrasjen e shoqes së klasës së tij, DailyMail.
Me katër episode të fuqishme, ai ka marrë vlerësime të larta dhe ka shkaktuar diskutime të shumta mes shikuesve.
Duke folur për “Variety”, Graham, i cili luan rolin e babait të Jamie-t, tha: "Mundësia për një vazhdim ekziston, por le të shohim shifrat”.
Ndërsa bashkëshortja e tij, Hannah Walters, e cila luan zonjën Bailey, e përshkroi reagimin e publikut si “dërrmues”.
Megjithatë, regjisori Philip Barantini ka sugjeruar se seria duhet të mbetet e vetme, duke theksuar: “Mendoj se është një histori e rrumbullakosur që ka ndezur një debat të madh dhe duhet të mbetet e tillë”.
Pavarësisht këtyre deklaratave të ndryshme, suksesi i madh i “Adolescence” mund ta bëjë të vështirë mbylljen e kësaj historie me vetëm një sezon. /Telegrafi/


































































