Stephen Graham flet për dashurinë dhe martesën prej 17 vitesh, pas suksesit të “Adolescence” në Netflix

Stephen Graham ka rrëfyer se pas 17 vitesh martesë është ende thellësisht i dashuruar me gruan e tij, aktoren dhe producenten Hannah Walters.
Çifti u njoh që në ditët e para të karrierës si studentë në kolegjin e dramës dhe janë të martuar që nga viti 2008.
Në një intervistë për GQ, ylli i serialit të suksesshëm të Netflix “Adolescence” foli me pasion për marrëdhënien e tyre: “Ajo është shoqja ime më e mirë, është qesharake, sensuale, dhe drita e jetës sime. Ne jemi një ekip i vogël fantastik”, shkruan DailyMail.
Çifti jo vetëm ndajnë jetën bashkë, por edhe karrierën: ata janë themelues të kompanisë së tyre të prodhimit Matriarch Productions, që qëndron pas “Adolescence”.
Graham tha se ndikimi i serialit ka qenë i thellë: “Njerëzit ndajnë me ne histori personale për marrëdhëniet me fëmijët. Kjo është arsyeja pse e bëmë”.
Hannah pati edhe një rol të shkurtë në serial dhe ka bashkëpunuar me Graham edhe në projekte të tjera të suksesshme si “Boiling Point” dhe “A Thousand Blows”. Ai nuk kurseu lavdërimet për të: “E kam parë që në shkollën e dramës dhe gjithmonë kam ditur që ishte e shkëlqyer”.
Çifti jeton në Leicestershire me fëmijët e tyre, Grace dhe Alfie. Graham theksoi se ka zgjedhur të mos ndjekë famën në SHBA për të qëndruar pranë familjes: “Koha me ta është më e vlefshme se çdo sukses në Hollywood”. /Telegrafi/































































