Stephanie Frappart shkroi historinë e futbollit në sfidën e Ligës së Kampionëve, pasi e drejtoi takimin Juventus-Dinamo Kiev me shumë sukses.

Ajo u bë femra e parë që gjykon një ndeshje të garës më të rëndësishëm për klube në botë.


Frappart e gjykoi me autoritet takimin që u mbyll 3-0 në të mirë të Juventusit.

201129898 d7cdd47f 47ee 4151 a939 73945fb2e87c

37-vjeçarja franceze kishte vendosur “rekorde” të tjera para kësaj kur ishte ishte bërë femra e parë që gjykoi në Ligue 1.

201831132 f9507be5 0b18 467b b97e 24cdd28c1852

Ajo ka drejtuar edhe finalen e Superkupës së Evropës 2019 midis Liverpoolit dhe Chelseat.

Screenshot 15

Në tetorin e kaluar bëri debutimin e saj në Ligën e Evropës, ndërsa sukseset për të pritet të jenë edhe më të mëdha në muajt dhe vitet në vazhdim nëse vazhdon me këtë formë. /Telegrafi/

telegrafi sport app