LAJMI I FUNDIT:

STEM, sistemi i edukimit që nxitë kreativitetin e nxënësve, shkolla “Asdreni” në Pejë e para që fillon implementimin

Të hënën në shkollën fillore “Asdreni” në qytetin e Pejës, është hapur kabineti me pajisje teknologjike, përmes të cilave nxënësit mësimet teorike do t’i ilustrojnë në praktikë.

Kompania “Premier Genie”, ka bërë këtë donacion në vlerë prej 25 mijë euro.

Zgjedhja e shkollës dhe qytetit të Pejës nga kompania e lartcekur, ka ardhur pas angazhimit të kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.


Drejtoresha e shkollës “Asdreni”, Agime Lajçi ka thënë për Telegrafin se synon që nxënësit e kësaj shkolle t’i prezantojnë pajisjet dhe punën në to edhe nëpër shkolla tjera.

Ajo ka theksuar se kjo ngjarje është ndër më të rëndësishmet për shkollën, duke pasur parasysh sipas saj, mundësitë që ofrohen në zbatimin e kurrikulës.

“Më pajisjen në kabinetin e teknologjisë ne synojmë t’i realizojmë kompetencat mendimtar kreativë dhe qytetarë i përgjegjshëm. Ne synojmë që nxënësit përmes pjesës teorike ta realizojmë pjesën praktike”, ka shtuar Lajçi

Sipas saj, pajisjet do të shërbejnë për përgatitjen e nxënësve për tregun e punës dhe të jenë konkurrues në shekullin XXI.

“Nga sot e tutje i kemi pjesë të shkollës këto pajisje, ku nxënësit tonë do të punojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar Lajçi.

Ndryshe, sistemi i edukimit STEM, synon nxitjen e kreativitetit dhe inovacionit tek fëmijët.

STEM, përmes të cilit synohet rritja e shkathtësive të nxënësve në shkencë do të shërbejë për të gjitha shkollat në Pejë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori