E-Qeverisja ka për synim ofrimin e shërbimeve më cilësore nga administrata publike për qytetarët, bizneset dhe vet administratën.
Kështu u tha sot gjatë prezantimit të projektit të Ministrisë së Administratës Publike – Studimi i Fizibilitetit për e-Qeverisje dhe Investimet në TIK për IRK të financuar nga Banka Botërore.
Të pranishëm me këtë rast ishin përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, sektorit të TI-së dhe donatorët potencial për zhvillimin e TIK, të cilët vlerësuan rëndësinë e zhvillimit të këtij sektori.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci vlerësoi se kontributi për zhvillimin e sektorit të IT-së varet si nga sektori privat po ashtu edhe nga sektori publik si mundësues i një ambienti më të favorshëm për zhvillim, por njëkohësisht edhe vetshfrytëzues dhe ofrues i shërbimeve të qeverisjes elektronike si një domosdoshmëri e kohës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës duke parë rëndësinë që ka sektori i TIK-ut këtë teknologji e konsideron një ndër prioritetet më të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për një transformim strukturor kah një ekonomi dhe shoqëri e bazuar në dije”, tha ai.
Stavileci tha se MZHE muajin e kaluar ka lansuar Strategjisë Kombëtare të IT-së, e cila është hartuar në bashkëpunim me sektorin privat, botën akademike dhe mbështetjen e GIZ, Ambasadës Norvegjeze, dokument ky që adreson çështje të rëndësishme dhe detyrime të qarta për të gjitha palët në proces, në mënyrë që potenciali i Kosovës në ofrimin e shërbimeve të IT-së përtej kufijve të Kosovës të ndikojë në të ashtuquajturin transformimi digjital i popullatës sonë të re.
Ndërsa, Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thënë se Studimi ngërthen në vete një analizë të hollësishme të të gjitha zhvillimeve të teknologjisë informative në institucionet e Kosovës.
Ndër rekomandimet kryesore të Studimit Yagcilar ka renditur: Zhvillimin e platformës që ndërlidh të gjitha sistemet elektronike të zhvilluara nga institucionet e Kosovës; Ndërtimi i qendrës së informimit në raste të fatkeqësive, me një lokacion të veçantë për ruajtjen e të dhënave për më shumë se një vend dhe distancë të nevojshme; dhe Implementimi nga fillimi i Portalit Qeveritar dhe i bizneseve i dizajnuar për shërbime për qytetarët.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, vlerësoi se TIK po trajtohet me prioritet nga Qeveria, ndërsa shtoi se këtë vit është bërë progres në aplikimin e shërbimeve elektronike, duke përmendur edhe zhvillimin e platformës elektronike për pagesën e tatimit në pronë etj. Ai tha se barra i bie Ministrisë së Financave që të sigurojë mjete financiare për ta mbështetur këtë proces.
Ministria e Administratës Publike në kuadër të Projektit të Modernizimit të sektorit Publik, ka zhvilluar projektin Studimi i Fizibilitetit për e-Qeverisje dhe Investimet në TIK për IRK të financuar nga Banka Botërore, studim ky që është kryer nga Novus- Ikub./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët