Granit Xhaka po vazhdon me paraqitje të mira me Arsenalin.

Mesfushori shqiptar duket se tashmë ka besimin e trajnerit Arsene Wenger pasi në ndeshjet e fundit po luan nga fillimi.


Graniti ishte fantastik edhe ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve, ndërsa më poshtë keni statistikat e tij.

94% saktësi të pasimeve: Nga 111 pasime, 104 të sakta.

Ndërhyrje në top: 3

Ndërprerje e pasimeve kundërshtare: 4

Topa të rikuperuar: 14

Shanse të krijuara: 1

Spastrime të topit nga zona e rrezikshmërisë: 3

/Telegrafi/